Editorial

May 5, 2018 | 8:30

I preku të gjithë me rrëfimin e saj, ja si ka ndryshuar jeta e vajzës nga Krraba

Gjatë kësaj jave Erjola, 8-vjeçarja nga Krraba që përloti të gjithë tek “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 me deklaratën se ‘çokollatat i hamë vetëm për ditëlindje’ dhe familja e saj kanë qëndruar tek të afërmit. Ajo nuk e di se çfarë e pret në shtëpinë “gërmadhë”. Erjola nuk e di tashmë së çokollatat do t’i hante në shtëpinë e re krejtësisht të transformuar.

“Shqiptarët janë gjithmonë pranë nesh dhe bëjnë surpriza të bukura, lotët e tu i kanë prekur të gjithë kush të pa në emision, por sot nuk është koha e lotëve të hidhërimet, ka ardhur koha për lotët e gëzimit. Ka ardhur tashmë momenti për surprizën e bukur”  tha Elvisi teksa e mblodhi  gjithë familjen e Erjolës para derës së shtëpisë së tyre.

Derën e shtëpisë së transformuar krejtësisht e hapi vetë Erjola. Nuk munguan emocionet dhe lotët e gëzimit. Shtëpia mezi njihej në krahasim me gërmadhën gri të vjetër. Dhoma e pritjes ishte plot dritë me mobiliet e reja. Dhoma e Erjolës gjithashtu ishte arreduar me kujdes. Tavolina ishte e tej mbushur me çokollata. “Nuk më besohet, nuk më duket si shtëpia ime” i tha Erjola Elvisit.

https://www.youtube.com/watch?v=nKrbihykmVA

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top