Editorial

May 5, 2018 | 8:45

Lihet në mëshirë të fatit familja me 6 anëtarë. Kërkesa e tyre për të jetuar si gjithë të tjerët

Më datë 10 shkurt 2018, fshati nuk kishte drita. Kryefamiljari Flamuri kishte shkuar për dru në mal, ndërsa Nexhmija bashkë me fëmijët kishin shkuar tek kunata, e cila banonte pranë shtëpisë së tyre. Një shkëndijë elektrike shkrumboi gjithçka dhe familja Lazi sa hap e mbyll sytë mbetën në qiell të hapur. Mundi i gjithë këtyre ditëve u bë hi. Nexhmija nuk e përballoi dot faktin që mbetën pa kulm mbi krye “Humba ndjenjat kur pashë shtëpinë, rashë përtokë. U ktheva nga spitali pashë tmerr ishte shkrumbuar gjithçka, fëmijët qanin më pyesin ku do flemë, ku do fusim kokën”. Nuk shpëtuan dot asgjë, mbetën vetëm me rrobat e trupit. “Nuk shpëtuam dot gjë, blemë një plasmas dhe aty u futëm”.

Nga një shtëpi me 5 dhoma, familja prej 6 anëtarësh u struk nën plasmas për t’u mbrojtur nga shiu dhe i ftohti. Ndihma e parë u erdhi nga bashkëfshatarët. “Gocat më pyesin do kemi ndonjëherë shtëpi, a do kemi dhomë” thotë Nexhmija.  Flakët e përhapura në pak minuta shkrumbuan gjithçka, fëmijët ishin ato që u tronditën dhe u trembën më shumë “Erdhëm më vrap por nuk kishte shpëtim, pashë shumë flakë, u trembëm të gjithë” thotë Venesida.

Gjërat e tyre më të shtrenjta ishin librat, që nuk mundën t’i shpëtonin. Vajzat thonë se mësojnë me libra të vjetra. “Doja të shpëtoja librat që të mësoja nuk i shpëtova dot nga flakët. Sot mësojmë me librat që na kanë dhënë shoqet”

Që prej muajsh ato jetojnë në një çadër të improvizuar të dhënë nga emergjencat civile të Elbasanit. Venesida , vajza e madhe tregon sa e vështirë është jeta në çadër e ndërsa kujdeset edhe për motrat më të vogla.

“Nuk jetohet këtu, është shumë keq”. Vajzat janë të vetëdijshme për situatën që ndodhen dhe u dhimbsen prindërit për gjithë mundin e tyre që u shkoi dëm. “Më dhimbset e gjithë familja ime, janë lodhur pa fund babi ka qenë emigrant në Greqi, punoi dhe na bëri shtëpinë tani ajo u dogj mbaroi e gjitha”. Madalena e vogël i bën thirrje të gjithëve atyre që mund ta ndihmojnë “Ju lutem mund të na ndërtoni shtëpinë?”

https://www.youtube.com/watch?v=5194fbFp6Tc

Burimi / http://www.balkanweb.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com