FB

June 17, 2022 | 9:55

Iktusi mund të jetë i trashëgueshëm kur e ka kaluar vëllai më parë

Nëse njëri nga vëllezërit ka kaluar një atak ishemie para moshës 55 vjeç, rreziku rritet me 64% edhe për vëllain ose motrën tjetër.

Rreziku shtohet edhe më shumë nëse ai e ka kaluar këtë atak në moshë të re, deri në 94%. Ky është përfundimi i një studimi të “Karolinska Institutet” në Stokholm, i cili ka ndjekur më shumë se 180 mijë pacientë për 20 vjet. Për të përcaktuar rrezikun e iktusit, grupi i studiuesve ka ekzaminuar ndikimin e moshës, të seksit dhe të historisë klinike familjare. Veç kësaj, dolën në pah edhe dy elementë që i dhanë më rëndësi studimit: dobësia e enëve cerebrale dhe një stil jete i pashëndetshëm.

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 168

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top