Mirëqenie

May 21, 2019 | 9:00

Ilaçi që lehtëson dhimbjet në gju, shpatulla dhe bërryla

Zakonisht dhimbjet në gju, shpatulla dhe bërryl janë të lidhura me moshën. Por gjithnjë e më shumë shohim të rinj nën 20 vjeç që vuajnë nga kjo sëmundje. Por disa studime tashmë tregojnë se dhimbja ndodh si pasojë e traumave, frakturave, artritit, reumatizmit dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Kur nuk trajtohet, kjo dhimbje dhe inflamacioni mund të përparojnë në një sëmundje serioze. Ka disa ilaçe për të trajtuar dhimbjen e nyjeve, por sot, do të tregojmë një mënyrë të natyrshme për të ndihmuar në trajtimin e dhimbjeve, përbërësit janë të lehtë për t’u gjetur:

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle mjaltë

– 1 lugë gjelle mustardë

– 1 lugë gjelle sodë buke

– 1 lugë gjelle kripë deti

Përgatitja:

Shtoni të gjithë përbërësit në një tas. Përziejini mirë për të formuar një paste homogjene. Pas marrjes së përzierjes, vendoseni në një kavanoz të pastër.

Si ta përdorni?

Aplikoni ilaçin në zonën e dhimbshme, masazhojeni butësisht dhe ngadalë për rreth 5 minuta. Pastaj vendosni një copë pëlhure mbi të dhe lëreni ilaçin të punojë dhe të përthithet nga lëkura për të paktën 2 orë.

Kujdes!

Për të kontrolluar nëse nuk jeni alergjik ndaj këtij ilaçi, aplikoni pak në lëkurë dhe prisni një minutë. Gjithmonë pas përdorimit mbajeni në frigorifer deri në 15 ditë.

 

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top