Mirëqenie

May 21, 2019 | 9:15

5 përfitimet e bananes që do t’ju lënë pa fjalë

Banania është sigurisht fruti më i vlerësuar dhe i konsumuar në botë. Megjithatë për përfitimet saj dihet shumë pak. Shpesh është e lidhur edhe me shtimin e peshës për shkak të kalorive. E vërteta është se banania është e pasur me lëndë ushqyese dhe ofron dhjetëra përfitime për shëndetin tonë. Pikërisht për këtë arsye duhet të përfshihet në dietën tonë të përditshme.

Më poshtë kemi listuar 5 përfitimet e bananes.

Depresioni. Bananet përmbajnë triptofan, një substancë që ndihmon trupin për t’u çlodhur dhe për të përmirësuar gjendjen e njerëzve.

Kapsllëku. Të pasura me fibra, bananet ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut. Konsumimi i rregullt i bananeve ndihmon në rregullimin e tranzitit të zorrëve.

Hipertensioni. Kaliumi është padyshim një nga ushqyesit më të njohur dhe më të rëndësishëm të bananeve, i cili ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e hipertensionit, zgjerimin e enëve të gjakut dhe promovimin e qarkullimit.

Ulçerat. Banania është një ushqim i rekomanduar për ata që vuajnë nga sëmundje të zorrëve të tilla si ulçera.

Aciditeti i stomakut. Konsumimi i bananeve shpesh ndihmon në zbutjen e urthit dhe aciditetit.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top