Dëshmi

November 24, 2022 | 9:00

Ilir Çumani: “Figurë emblematike e nënës në art, një super nënë edhe në jetë…”

Është një foto që është bërë shumë vite më parë, në shtëpinë e një Mikeshe shumë të çmuar, Yllit të Skenës dhe të Kinemasë Shqiptare, Margarita Xhepa, Artiste e Popullit, Nder i Kombit.

Atë ditë, ndodhesha për drekë në shtëpinë e saj, ku në fakt, më befasoi ana e panjohur për mua, që kjo grua fisnike e rrallë, me peshën e viteve mbi supe na sajdisi me merakun e një nikoqireje tradicionale….

Aty, në atë tryezë të shtruar prej saj, pashë edhe artin e vërtetë të një amviseje të jashtëzakonshme në punët dhe gatimet e shijshme, të cilat i përgatiste plotë sqimë dhe elegancë…

Përtej angazhimeve pafund në jetën artistike dhe shoqërore, (është e kudondodhur si e ftuar), ajo e gjen kohën të përmbushë edhe atë pjesë të detyrimeve që kanë në përgjithësi gratë dhe nënat tona, si kudo në familjet shqiptare…

Në fakt, për mua, ajo është Nënëmadhja Margaritë…ngase gjithmonë, prezenca e saj ngado shfaqet, në teatër a kinema,  në kontakte e biseda publike, në jetën reale dhe kudo ajo është e pranishme, më rezonon dhe ngjason me imazhin e munguar të nënës time, të cilën për fat të keq, nuk e pata fatin kurrë që ta njohë…

Figura e saj mëmësore e mishëruar jo vetëm në art, por edhe në jetën reale, padyshim, mbetet shëmbëlltyra më e përsosur e qenies më sublime mbi tokë, asaj krijese aq shumë e sakrifikuar për mbarë ekzistencën njerëzore….që është NËNA

 

Të falem, Nënëmadhja Margaritë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top