Aktualitet

November 24, 2022 | 9:01

Krenar për të! Vajza 4 vjeçare e këngëtarit të NRG Band bën gjestin e papritur…

Besnik Qaka dhe vajza e tij 4 vjeçe, Una, të ftuar tek “Rudina” në Tv Klan në një lidhje Skyp, folën për një moment të veçantë. Vajza e këngëtarit të grupit “NRG Band” ka dhuruar flokët e saj të gjatë për fëmijët me kancer. Besniku tregon se si erdhi ky vendim i madh nga vajza e tij në një moshë kaq të vogël.

“Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje. Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”.

E pyetur nga moderatorja nëse vajza u tregua e gatshme për të bërë këtë veprim,këngëtari u shpreh se po

“U tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”. Prej andej e çuam te parukieri dhe Una i preu flokët e i ka kështu”.

Këngëtari shprehu mbështetjen ndaj vajzës së tij dhe e inkurajon që fëmijët të ndërgjegjësohen për sëmundjet e vështira me të cilat mund të përballen moshatarët e tyre. Ai kujton edhe momentin kur u ndodhën në sallonin estetik për të realizuar kërkesën e vajzës duke u shprehur se ka qarë për të.

 

 

 

 

Burimi/Tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top