FB

July 30, 2021 | 8:30

Iluzioni optik i “tridentit të pamundur”, çfarë shihni në të vërtetë?

Ajo që ju prezantojmë sot është iluzioni i tridentit të pamundur, krijuar nga D. H Schuster, një psikolog amerikan. Trident i pamundur, i quajtur ndryshe poiuyt ose blivet, duket se ka tre cilindra në njërin skaj të cilët më pas shndërrohen në mënyrë misterioze në dy krona drejtkëndëshe në skajin tjetër.

Është interesante të vërehet se si këto imazhe janë krijuar nga ekspertë, me qëllim për të studiuar reagimet e qenieve njerëzore. Tridenti i pamundur u botua për herë të parë në The Journal of Psychology në 1964. Imazhi përshkruan një objekt që nuk mund të ekzistonte kurrë. Artistë si Oscar Reutersvärd dhe MC Escher shpesh kanë përdorur këto figura të pamundura të llojeve të ndryshme në punën e tyre dhe vetë matematikanët janë përpjekur të studiojnë vetitë matematikore dhe llogaritëse të figurave të pamundura për t’u përpjekur të zhvillojnë formula dhe algoritme për të modeluar të njëjtat objekte.

Shkencëtarët njohës janë shumë të interesuar për proceset që na lejojnë të vazhdojmë të shohim figura të mundshme edhe kur e dimë se ato janë të pamundura. Iluzionet optike janë padyshim krijime magjepsëse.

 

 

Burimi / https://tech.everyeye.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top