FB

July 30, 2021 | 8:30

Mbetësit e maturës, dalin datat e sesionit të dytë. Në provim nga 24 gushti deri në 3 shtator

Maturantët që nuk siguruan dot pragun minimal të pikëve për t’u konsideruar kalues në provimet e fundit të maturës shtetërore kanë mundësinë e fundit për t’u futur bashkë me bashkëmoshatarët e tyre në garën për në universitete.

matura-provim1598600532

Ata do të munden vetëm pasi të kalojnë me sukses një a më shumë provimet ku rezultuan mbetës. Ministria e Arsimit ka firmosur udhëzimin me datat e provimeve që nisin në javën e fundit të gushtit e deri në 3 shtator.

Konkretisht, ato nisin me gjuhën e huaj në datën 24 të muajit që vjen me të njëjtin rend të ndjekur edhe në sesionin e parë, e madje edhe me të njëjtën kohëzgjatje nga njëri provim në tjetrin duke u dhënë kohë atyre që mund të kenë më shumë se një provim të mbartur.

Radha vijon në 27 gusht me gjuhën shqipe e letërsinë në 27 gusht, më pas me matematikën në datën 31 për ta përmbyllur në 3 shtator me provimin me zgjedhje. Ata bashkohen në konkursin për të fituar një vend në universitet në raundin e dytë, për të cilin aplikimet janë të hapura në datat 23 deri në 26 shtator.

PROVIMET

Në këtë sesion nuk futen vetëm ata që rezultuan mbetës në këtë sezon provimesh, por edhe ata që nuk kaluan dot vitin shkollor. Pjesë e provimit janë edhe maturantët e vjetër që ndonëse kanë përfunduar ciklin e plotë të shkollimit, nuk kanë shlyer detyrimet me maturën shtetërore (kanë mbetur dhe nuk janë interesuar më për t’i ridhënë).

Tjetër kontingjent janë edhe nxënësit që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe duan të nisin shkollimin e lartë në Shqipëri. Sa i takon provimit, si kohëzgjatja ashtu dhe struktura e testit janë të njëjta me sesionin e parë të provimeve. Ato zgjasin për dy orë e gjysmë dhe hartohen e vlerësohen nga të njëjtat duar korrigjuesësh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top