Dëshmi

May 17, 2021 | 8:19

“In your shoes”, instalacioni homazh për infermierët që humbën jetën nga Covid-19

 

Treqind palë këpucë të bardha, lloji i përdorur në pavijonet e spitalit, të rregulluar në formën e zemrës. Tetëdhjetë kanë një lule të kuqe për të kujtuar infermierët që humbën jetën në të gjithë Italinë për shkak të Covid-19. Instalimi, i krijuar nga arkitekti Mario Cucinella, u shfaq në Piazza Minghetti në Bolonjë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.

11Pesë shtylla totem u vendosën gjithashtu në shesh me pothuajse shtatëdhjetë imazhe të infermierëve nga spitale të ndryshme në Bolonjë që luftuan në vijën e frontit kundër pandemisë. “Qëllimi – shpjegojnë organizatorët – është të mos harrojmë dhe nxjerrim në pah përpjekjen dhe përkushtimin që këta profesionistë kanë bërë në këtë sfidë, duke sakrifikuar jetën e tyre për ne”.

 

Instalimi i vendosur në Sheshin Minghetti në Bolonjë nga arkitekti Mario Cucinella, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve u përurua në prani të kryetarit të bashkisë Virginio Merola.

Me këtë rast, kryetari i bashkisë njoftoi dhënien e Medaljes së Artë për trimëri civile për familjen e Sergio Bonazzi, infermieres 59-vjeçare që 28 Nëntorin e kaluar ishte viktima e parë e virusit në poliklinikën Sant’Orsola. Organizuar nga Bimbo Tu dhe Urdhri i Bolonjës i Profesioneve të Infermierisë, iniciativa quhet “In your shoes”.

2“Është një titull shumë i përshtatshëm, – shkroi Merola në Facebook – “vendose veten në vendin e tyre, në ato të infermiereve dhe infermierve. Përtej çdo retorike, për të mësuar me të vërtetë mësimin e pandemisë, ky profesion duhet të mbështetet në transformimet e tij – drejt një infermieri gjithnjë e më shumë të komunitetit – dhe të paguhet në mënyrë adekuate”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi manduriaoggi.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top