Mirëqenie

November 2, 2020 | 10:43

Inteligjenca multifokale për të qenë të lumtur

Teoria e inteligjencës multifokale shpjegon se si ndërtohet mendimi nga disa procese mendore. Është e mundur të mësojmë të menaxhojmë mendimet tona për t’i bërë ato konstruktive. Inteligjenca multifokale është një teori e formuluar nga psikiatri dhe psikoterapisti Augusto Cury. Kjo teori shpjegon se si ndërtohet procesi i të menduarit dhe efektet që ai ka në mirëqenien emocionale. Është një qasje ekzistenciale, qëllimi kryesor i së cilës është të mësosh ta përdorësh mendjen në mënyrë konstruktive.

Mënyra jonë e të menduarit – përfshirë përpunimin e informacionit të jashtëm – ndikon në mënyrë drastike në mënyrën se si përshtatemi në botë. Nisur nga kjo zhvillojmë qëndrimet dhe sjelljet tona. Duke përdorur mirë inteligjencën multifokale, është e mundur që të menaxhohet në mënyrë të kënaqshme prodhimi i mendimeve. Kjo reflektohet në një qëndrim më konstruktiv ndaj qëllimeve pozitive.

Përkufizohet inteligjencë multifokale, si rezultat i ndërveprimit midis strukturave psikodinamike brenda mendjes sonë. Me fjalë më të thjeshta, një seri procesesh zhvillohet brenda trurit. Mënyra në të cilën ata lidhen, krijon atë që ne e quajmë inteligjencë. Nga këndvështrimi i teorisë multifokale ka katër procese të përfshira: ndërtimi i mendimit; transformimi i energjisë psikike; vetëtrajnimi; organizimi i kujtesës, duke filluar nga historia e vetëdijes dhe pavetëdijes.

Vetë ose Unë është entiteti që drejton dhe i administron të gjitha këto procese. Kjo do të thotë që ato gjithashtu mund të drejtohen me vetëdije. Kjo teori mbështet atë që ky rezultat arrihet përmes një analize kritike që na lejon të shohim ngjarje nga këndvështrime të ndryshme. Gjithashtu na lejon t’i atribuojmë kuptime të reja stimujve që ndikojnë tek ne në kuptimin negativ.

Në bazë të teorisë

Teoria e inteligjencës multifokale bazohet në filozofinë dhe psikologjinë ekzistenciale, si dhe në psikoanalizën arketipike. Është një perspektivë që synon të shpengojë të menduarit logjik. Me këtë premisë, analizojmë se si disa mendime burojnë nga të tjerët në një proces të bashkuar. Shpresa është që të jemi në gjendje të ndërhyjmë në zinxhirin e njërës prej lidhjeve dhe për këtë arsye të gjenerojmë inerci.

Me pak fjalë, ajo që propozon kjo teori është të pyesim, sfidojmë dhe adresojmë në mënyrë kritike mendimet shqetësuese që na vijnë në mendje, mendime që janë rezultat i historisë sonë emocionale, të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. Sipas kësaj qasjeje, mendimet shqetësuese ose ankthi parashikues zgjasin vetëm pesë sekonda para se të japin shenjë në trurin tonë. Ky përpunim mbetet në korteksin cerebral dhe më vonë hap një dritare ose perspektivë shkatërruese. Për shembull, duhet të flasim në publik dhe të fillojmë të mendojmë se fjalimi ynë do të shkojë keq? Epo, në vetëm pesë sekonda do të ndërtohet një dimension ad hoc. Do të fillojmë të parashikojmë një seri situatash negative, duke i dhënë gjithashtu formë, paralelisht me një zinxhir emocionesh shkatërruese.

Nëse në vend të këtij skenari kundërshtojmë të menduarit racional, do të jemi në gjendje të parandalojmë hapjen e kësaj dritareje. Kjo është ajo që siguron teoria e inteligjencës multifokale. Përveç kësaj, me kohë dhe praktikë, do të fitoni aftësi të mjaftueshme për ta parandaluar të njëjtin mendim negativ që të fillojë si proces. Pikërisht, kjo është arsyeja pse inteligjenca multifokale e synon këtë.

Inteligjenca multifokale, koka e mekanizmit Trajnoni inteligjencën multifokale Augusto Cury propozon disa ushtrime që kanë fuqinë për të trajnuar inteligjencën multifokale. Në përgjithësi ka të bëjë me një pushim të shkurtër që do të përdoret për t’u bërë të vetëdijshëm për mendimet që shkaktuan veprimet tona. Dhe kjo quhet menaxhim ose administrim i mendimit. Veprimet e rekomanduara janë si më poshtë:

Momente të shkurtra qetësimi. Është e rëndësishme që t’i lejoni vetes disa minuta për të qetësuar mendjen tuaj, disa herë gjatë ditës. Merrni frymë dhe jepini kuptim konstruktiv asaj që po bëni.

Jepini vlera stimujve pozitivë. Do të thotë, të trajnojmë vëmendjen tonë për t’u përqendruar më shumë në aspektet pozitive të mjedisit që na rrethon. Edhe ky ushtrim duhet bërë disa herë gjatë ditës.

Aktivitete konstruktive dhe krijuese. Leximi, shkrimi, artet ose përkushtimi në aktivitete të tjera të vlefshme, siç mund të jetë përkujdesja për bimët apo mjedisin, e ndihmojnë mendjen të bëhet më fleksibël dhe konstruktive.

Pushim i mjaftueshëm. Asnjëherë mos hiqni dorë nga orët e gjumit, për asnjë arsye. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të bëhet njëndarje e qartë mes kohës së kaluar në punë dhe kohës së rezervuar për pushim. Kjo e fundit është e shenjtë.

Frenoni mendimet parashikuese. Kushtojini vëmendje mendimeve shqetësuese dhe më pas analizojini ato në mënyrë kritike.

Këto janë disa nga mënyrat për të edukuar mendimin dhe në të njëjtën kohë, për të shndërruar emocione shkatërruese. Me kohën, sipas kësaj teorie, angazhimi ynë do të na garantojë një jetë më të zgjuar, më të qetë dhe më konstruktive.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top