Dëshmi

November 2, 2020 | 10:25

Kiço Noti: Njeriu që nuk kursehet për të bërë bamirësi

Lunxhëria është një markë e njohur që përpos jetëgjatësisë së saj në tregun shqiptar, njihet më së shumti për njeriun që e ngriti dhe vazhdon ta çojë përpara atë. Kiço Noti, një personazh i njohur për fisnikërinë dhe humanizmin me të cilin karakterizohet, nuk resht në misionin e tij së qeni një mbështetës solidar i ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe jo vetëm që ndodhin në vend.

Misioni i tij më i fundit ishte dhurimi i produkteve të njohura të Kompanisë Lunxhëria për t’i ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Produkte të shëndetshme kompletuar në një shportë ushqimore që përmbanin vaj, sheqer, oriz, makarona, miell, trahana dy llojesh, rosnica, miell orizi, niseshte etj., të cilat iu dorëzuan banorëve të Komunës Vaqarr në bashkëpunim me administratorin Gert Myrtaj.

Për Kiço Notin, Lunxhëria do të vijojë të bëjë filantropi për çdo ngjarje apo histori njerëzore që do të ketë të domosdoshme dhënien e dorës në situata vështirësie. Vazhdimësia e kësaj tradite është një urë lidhëse që e mban fort me të shkuarën, atë që të parët ia mësuan si vlerë kryesore.

Sot Kompania Lunxhëria njihet si donatore për fëmijët jetimë dhe shtëpitë e moshuarve në Tiranë, gëzon medaljen e nderit për nismën “Adopto një çerdhe” si dhe të financimeve për gjelbërimin e Tiranës. Këtë gjë ua edukon edhe nipave, duke mbjellë pemë bashkë me ta në kodrat e liqenit, si dhe i edukon me ndjenjën e të dhuruarit.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top