Në fokus

October 5, 2016 | 9:27

Intervista/Psikologia Anxhela Peza: Pacientët ndërpresin seancat për arsye financiare

“Papunësia e bën të papërballueshme çdo pagesë drejtuar një profesionisti”

Si të shpëtoj nga turpi për të shkuar tek psikologu? Si mund t’ia them dikujt tjetër nevojat  psikoterapeutike që të më ndihmojë?

Njerëzit e kanë gjithmonë të vështirë të pranojnë se janë të rrezikuar. Megjithatë, psikoterapia jo detyrimisht  duhet të lidhet me një sëmundje mendore. Edhe pse mentaliteti po ndryshon mbetet ende shumë për të bërë…

 

Intervista:

Anxhela Peza Psikologe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Këshillimi

Pse shqiptarët druhen t’i drejtohen psikologut?

Secili prej nesh, në jetë, i lind nevoja për këshillimin me psikologun. Shumë aspekte të shëndetit mendor, nuk diagnostikohen për motive të ndryshme, e kjo edhe për faktin se psikologu nuk ka qenë në strukturën e shëndetit mendor, e as në kulturën tonë. Kush ka patur shqetësime, qoftë dhe të neurozave të lehta, merrte trajtim me medikamente nga psikiatri, e kjo dëmtonte dhe sedrën e njeriut, duke shmangur kontrollin për shqetësime të ndryshme. Sot e gjithë bota ka psikolog dhe pëlqen të ketë një mik të mirë e udhërrëfyes si psikologu. Shqipëria, vendi i një tranzicioni të vazhdueshëm për probleme të shumta psiko- sociale-ekonomike.

 

A ka vendi ynë profesionistë në këtë fushë?

Vendi ynë e ka përqafuar shumë këtë fushë dhe ka profesionistë të sigurtë, të zotë, madje edhe kanë dhënë ndihmën e duhur për ata të cilët u janë drejtuar atyre.

 

Shumë njerëz mendojnë se nuk mund të përballojnë nga ana financiare një orë konsulte tek psikologu. Sa e vërtetë është kjo?

Çdo shërbim ka koston e vet, dhe psikologu ka koston e tij. Mendoj se çmimi është i njëjtë, me doktorin, avokatin apo çdo profesion tjetër.

 

Nga përvoja juaj në këtë fushë, si ka evoluuar bashkëveprimi pacientë-psikolog?

Unë punoj si psikologe këshillimi dhe kam marrëdhënie shumë korrekte, ku çdo klient ka kontratën e tij. Sigurisht që ka patur dhe persona të cilët i kanë ndërprerë seancat e këshillimit për arsye financiare. Papunësia e bën të papërballueshme çdo pagesë drejtuar një profesionisti, dhe shërbimi i kërkuar nuk mund të shkojë deri në fund. Ka patur tolerime dhe nga ana ime, ku mund të kem marrë dikë në trajtim falas, në kushte jo të mira jetese, financiare etj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top