Mirëqenie

December 23, 2017 | 8:15

Intimitet: zgjidhni kolonën zanore për momentet tuaja të pasionit

Seks dhe muzikë: një binom pothuajse i pazgjidhshëm. Kush prej nesh nuk e mban mend këngën e dashurisë së parë, një këngë që e shoqëron me një emocion të luajtur midis kryqëzimit të syve dhe puthjeve në buzë? Krishtlindjet me magjinë e tyre përshkojnë qetësinë, madje edhe më të ftohtët prej nesh dhe marrëdhëniet tona, të lihen të lira në kohën e festave, larg ritmit frenetik të rutinës së përditshme. Më në fund mund të gjejnë hapësirën dhe kohën e duhur.

Askujt nuk mund t’i ketë shpëtuar pa parë ndonjë film në të cilin ka një skenë dashurie apo seksi, ku muzika bëhet thelbësore deri në atë pikë sa disa këngë muzikore mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë: nga “Top Gun” në “Dirty Dancing” nga “Ghost” tek “Pretty Woman”, nga “Titanik” tek “The Bodyguard” dhe ka më shumë, e më shumë.

Çdo marrëdhënie intensive dhe e pasionuar, e ëmbël dhe romantike mund të shoqërohet nga një këngë që ka të bëjë me lidhjen tonë, por kujdes, sepse gjetja e muzikës së duhur nuk është e lehtë. Një ritëm shumë i shpejtë ka të ngjarë të na bëjë të dalim jashtë kohës, një baladë shumë e ëmbël mund të bëjë gjithçka tepër melankolike dhe ta prishë atmosferën.

Ja një listë këngësh për t’u koleksionuar në android dhe për t’u përdorur në rastin e duhur:

burt

Burt Bacharach: muzikë e paharrueshme, mbi të gjitha falë interpretimit të Dionne Warwick. “I’ll never fall in love again”, “Walk on by”, “I Say A Little Prayer”.

elton

Elton John: ka shoqëruar shumë momente të jetës sonë. Përtej “Sacrifice”, “Don’t go breaking my heart” mbetet gjatë në kujtesë dhe “Candle in the wind” kushtuar ndarjes nga jeta të Lady Diana.

Bee Gees: kanë shkruar historinë e muzikës pop. Grupi australian ka bërë epokë me kolonën zanore të “Saturday NightFever”, por mes këngëve më romantike kujtojmë “My world”, “Too much heaven”, “How deep is your Love”.

Michael Jackson: “Mbreti i Pop-it”, artisti me suksesin më të madh nw tregun muzikor në të gjitha kohërat (100 milionë kopje të shitura me albumin “Thriller”). Në zgjedhjet tona nuk duhet të mungojë “You are not alone”, “The way you make me feel”, “The Girl is Mine”.

philPhil Collins: ish-baterist i grupit Genesis, ka shkruar këngë prekëse: “Another day in Paradise”, “Against All Odds” dhe “One more night”. Vështirë të zgjedhësh.

The Verve: me hitin “Bittersweet Symphony” janë me të vërtetë klasikë, por edhe “Lucky man” është i paharrueshëm.

Youssou N’Dour: këngëtari senegalez ka ngjitur shkallët e klasifikimit botëror me të famshmen “7 Seconds” kënduar nga Neneh Cherry.

Robbie Williams: nga grupi Take That me karrierën si solist: “Angels”, “Advertising Space” dhe “Millennium” mes hiteve që nuk mund të mungojnë në përzgjedhjet tona muzikore.

 

vasco-rossiVasco Rossi: mit autentik. E vështirë zgjedhja në diskografinë e pasur dhe plot suksese. “Albachiara”, “Un senso”, “Come vorrei” dhe prekësja “Sally”.

viva-la-vida

Coldplay: grupi britanik, i njohur shumë për famshmen “Viva la vida”, mes muzikës që mund të na dhurojë edhe me “Every Teardrop Is a Waterfall”, “Paradise”, por mbi të gjitha triumfon “A Sky Full Of Stars”: një qiell plot yje un për kë pret natën e Krishtlindjes përqafuar me atë që do.

Përgatiti Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top