Marrëdhënie

February 16, 2018 | 10:13

Ja çfarë tregon pozicioni i gjumit për një çift

Mënyra se si flemë është ajo që përcakton cilësinë e gjumit tonë. Dhe pozicioni në të cilin ne pushojmë mund të na tregojë shumë për atë lloj personi që jemi. 

Kjo përzgjedhje e imazheve me siguri do t’ju bëjë ta njihni veten. 

Surprizues

Nëse të dy flenë në anët e kundërta të shtratit, secili duke parë në anën e tij të murit. Të paktën njëri nga të dy ka tendencë të tërhiqet drejt fundit, me trupin e varur nga njëra anë. Nëse ndodh herë pas here, shpreh nevojën për të shijuar një gjumë të mirë e të qetë. Por nëse ndodh gjatë gjithë kohës, nuk është aspak një gjë e mirë për çiftin. 

Gaforrja

Ky pozicion është i mundur në shumë forma, por gjithmonë pa pasur një kontakt. Njerëzit që flenë në këtë pozicion kanë nevojë për hapësirë dhe liri. Partnerët, nga ana tjetër, preferojnë të rrokullisen në vijim (si në foto). Por ju e dini: të kundërtit tërheqin njëri-tjetrin. 

Çati

Partnerët janë të shtrirë në shpinë dhe ajo është mbështetur në shpatullën e tij. Zakonisht ndodh vetëm kur bie në gjumë. Është një shenjë e qartë e mbizotërimit të përkushtimit të burrit dhe gruas. 

Biseda në jastëk

Të dy janë të shtrirë përballë njëri-tjetrit, por nuk ka kontakt fizik. Ky pozicion është shumë i shpeshtë në fillim të marrëdhënies! Këto çifte kanë shumë për të thënë dhe duan të shohin njëri-tjetrin në sy. 

Hollivud

Ky është pozicioni  tipik i filmave! Ai është shtrirë në shpinë dhe ajo është mbështetur deri në kraharor si një mace. Koka e saj qëndron tërësisht në gjoks dhe këmbët e saj janë të ndërthurura. Ky pozicion lidhet zakonisht vetëm me “fazën e muajit të mjaltit”, që tregon që nuk është në siklet, ky pozicion nuk funksionon në planin afatgjatë. 

Nyja e dashurisë

Të dy janë të shtrirë përballë njëri-tjetrit, ndërsa këmbët formojnë një nyjë, të paktën 10 minuta. Pasi të dy bien në gjumë, nyja tenton të shkrihet. Ky pozicion tregon një marrëdhënie të balancuar midis të dyve dhe një tension të fshehtë erotik. 

Lugë klasike (gruaja brenda) 

Në këtë pozicion, ai mund ta mbështjellë atë me gjithë ngrohtësinë e tij mashkullore. Përmes një përqafimi të rehatshëm dhe mikpritës ai ai tregon instinktin mbrojtës.

Lugë në të kundërt (mashkulli brenda)

Në këtë pozicion ai tregon anën e tij më delikate dhe le atë që ta përqafojë dhe t’ia kushtojë veten atij. Ajo e pranon këtë ndryshim të roleve, duke treguar se është një grua moderne. 

Shpinë me shpinë

Pozicioni klasik i të rënit në gjumë për një çift që tashmë ka një afërsi të mirë dhe që vlerëson që ka hapësirën e vet. Është kombinimi perfekt: intimiteti dhe rehatia në të njëjtën kohë! 

Dashamirët e lirisë 

Ky pozicion është shumë i ngjashëm me të parin, me dallimin se këtu partnerët janë shumë më afër prekjes. Këto çifte kanë nevojë për shumë hapësirë që të bëjnë një gjumë të mirë dhe sipas të gjitha gjasave këta do të kenë një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.club

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top