Posta

September 30, 2016 | 7:43

Ish-burri më përndjek

Kam pasur një lidhje të gjatë prej tetë vitesh. Ai, ndonëse tani ka një familje të tijën, nuk më lë të qetë dhe nga ana tjetër është dhe gruaja ose ish-gruaja (se nuk e di si është statusi i tij) që më shqetëson vazhdimisht në mënyrat më të rëndomta. Nuk po reagoj, pasi nuk më intereson fare as ajo dhe as ai. Theksoj që ai më është qepur pas. E kam dashur shumë, nuk e mohoj, por tani nuk dua të di asgjë për të!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Në të tilla raste është e udhës që të ndërmerrni disa vendime të rëndësishme në raport me sjelljen tuaj. Kujdesuni të kujtoni se cilat janë sjelljet tuaja që përforcojnë, shpërblejnë sjelljen e ish-burrit apo gruas së dytë të ish-burrit tuaj, të cilët në mënyrë përsëritëse ju persekutojnë. Qëllimi kryesor i të dy palëve është të tërheqin vëmendjen tuaj. Ua ktheni telefonatat? E ngrini telefonin ndaj numrave të panjohur? Ziheni në telefon duke i thënë: “Nuk dua të të shikoj më”? Çdo sjellje e juaja çon vëmendje tek të dy palët. Vëmendja është një formë shpërblimi e sjelljes së tyre në këtë rast, ndaj dhe sjellja përsëritet. Provoni të injoroni, të mos bëni asnjë gjë kur merrni provokime, telefonata, mesazhe etj. Do të shikoni që sjellja e tyre do të ndryshojë. Në këtë histori, me pak fjalë, sigurohuni që edhe ju jeni shkëputur plotësisht duke ndërmarrë veprime radikale të moskontaktimit me personin në fjalë. Hapi tjetër i rëndësishëm në këtë situatë është: nëse përndjekja bëhet e rrezikshme dhe e bezdisshme për ju, atëherë do të duhet të lajmëroni autoritetet përkatëse që të ndërmarrin hapat e tyre ligjorë për parandalimin e çdolloj problematike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top