Këshilla & Arsye

September 30, 2016 | 7:54

Pasojat e dashurisë: efektet pozitive të të qenit i dashuruar

Të rinjtë, të cilët kanë fatin të përjetojnë marrëdhënie sentimentale dhe romantike, do të përfitonin gjithashtu edhe efekte pozitive në personalitetin e tyre dhe mbi mënyrën se si i shohin ata situatat ndërvepruese sentimentale të paqarta. Përfshirja në marrëdhënie romantike është një nga përvojat më të rëndësishme të jetës, sidomos në moshë të re. Të rinjtë do të kenë efekte pozitive edhe për mënyrën se si ata do t’i gjykojnë situatat e paqarta ndërvepruese sentimentale, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Jenës dhe Kassel të Gjermanisë.

Në studim është saktësuar se e ashtuquajtura “Interpretim i Marrëdhënieve Specifike” do të thotë interpretim i marrëdhënieve të veçanta, një lloj tendence për të interpretuar skenarë lidhjesh të paqarta në mënyrë negative. Kjo hipotezë e studimit: do të ulte paragjykimin tek të rinjtë e përfshirë në një lidhje romantike të kënaqshme, me efekt edhe në uljen e neuroticizmit. Në 245 çifte të moshës nga 18-30 vjeç, të rinjtë u morën në studim për nëntë muaj, iu nënshtruan intervistave çdo tre muaj për një total prej katër vlerësimeve. Studiuesit matën ndryshueshmërinë e neuroticizmit dhe kënaqësisë në marrëdhënie dhe ndërkaq kërkuan që edhe subjektet ta imagjinonin veten në situata të caktuara të jetës së përditshme dhe të sillnin reagimet e tyre emocionale dhe të qëndrimit që do të mbanin. Sipas studimit, tendenca për neuroticizëm zvogëlohej gradualisht gjatë nëntë muajve kur personi përfshihej në një marrëdhënie romantike siç duhej të kënaqshme. Në lidhje me paragjykimin në një lidhje, partneri i kënaqur raportoi besim më të madh në marrëdhënie me partnerin tjetër duke zvogëluar perceptimin negativ që pasohej me disa situata marrëdhëniesh neutrale dhe, për këtë arsye, të ishte sa më pak i dorëzuar ndaj interpretimit të marrëdhënieve të paragjykuara.

Pra, të jesh i lumtur në një marrëdhënie çift, mund ta shohësh mbarë botën dhe marrëdhëniet sentimentale më shumë rozë krahasuar me çdokënd që është i kënaqur me jetën e vërtetë sentimentale, por që në fakt nuk është ashtu.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top