Dëshmi

May 17, 2018 | 9:34

‘Ishte një nga momentet më të mira të jetës sime’: Nëna zëvendësuese përshkruan gëzimin e sjelljes në jetë të binjakëve, për shoqen e saj të ngushtë

Për vite, Katelin Buchanan nuk besonte kurrë se ajo do të bëhej nënë. Ajo dhe burri i saj u përpoqën për gati tre vite e gjysmë që të sillnin në jetë një fëmijë, por pësuan 5 dështime, provuan edhe fekondimin in vitro, por përsëri pa sukses.

Pas kalimit të peripecive pafund, të dy ishin gati të dorëzoheshin, por në këtë moment shoqja e ngushtë e Buchanan, Erica Huston-Elem, u ofrua të ishte një nënë zëvendësuese.

“Momenti që kuptova se mund të bëja diçka më shumë për ta ndihmuar atë dhe për të mbajtur vullnetarisht foshnjat për të, ishte diçka për të cilën kisha shumë dëshirë. I thashë asaj: “Jam më shumë se e gatshme ta bëjë për ju”, tha Huston-Elem për PEOPLE.

“Për vite me radhë ajo kishte pësuar shumë dështime dhe dhimbje. Unë, si shoqja e saj më e mirë, ishte një situatë e vështirë ta shihja atë të kalonte përmes këtyre peripecive dhe ndihesha krejtësisht e pafuqishëm”.

Megjithëse fillimisht refuzoi, Buchanan më në fund e pranoi ofertën e Huston-Elem, duke ditur se mikja e saj më e mirë mund të mbante një fëmijë sepse dhe vetë kishte dy, një vajzë tetë vjeçare dhe një djalë pesëvjeçar.

Huston-Elem mbeti shtatzënë me binjakë, një djalë dhe një vajzë në korrik 2017 dhe më 20 mars, pas 35 javësh, ajo lindi. Buchanan dhe burri i saj ishin në dhomën e lindjes për të mirëpritur në jetë Oliver Daniel dhe Poppy Elizabeth.

‘Gjendja në dhomë ishte aq e lumtur’, tha Huston-Elem. “Kur binjakët lindën dhe iu dorëzuan Katelinit dhe burrit të saj, sinqerisht ishte një nga momentet më të mira të jetës sime. Ishte e mrekullueshme. Ajo ishte si: “Mirë, misioni u krye!” 

Binjakët qëndruan për disa javë në spitalin e Virxhinias, por në maj Buchanan, i mori në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top