Marrëdhënie

December 29, 2016 | 8:21

Papa Françesku mesazh të rinjve: Mos kini frikë nga martesa!

Papa Françesku u ka dërguar një mesazh të shkurtër të rinjve, duke u kërkuar të mos tremben nga martesa.

1

“Të porsamartuarit do t’i quaja të guximshëm, sepse ata që marrin guximin për t’u martuar kanë bërë gjithçka për jetën e tyre. Të dashur të sapomartuar, unë lutem për ju. Martesa ndërton familjen tuaj, dashurinë dhe përkushtimin, më shumë se çdo sakrificë. Dhe kurrë nuk do ta përfundoni ditën pa bërë paqe midis jush”, tha Papa Françesku gjatë fjalës së tij.

Ky është mesazhi i duhur, pasi kjo kulturë po i frikëson njerëzit për të bërë zgjedhje në mënyrë të natyrshme. Martesa, bashkimi i përjetshëm, mund të ndryshojë botën. Martesa dhe familja nuk janë një zgjedhje e mbyllur, që sillet vetëm rreth individit, kjo është një zgjedhje për shoqërinë dhe për botën!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top