Revolucionare, përparimtare, profesioniste dhe artiste me plot kuptimin e fjalës. Luada Çaushaj është mjekja dermoestetiste që falë përvojës disavjeçare ka arritur majat e mjekësisë estetike shqiptare. Ka ndihmuar shumë gra dhe vajza të zbulojnë vetëbesimin, të ndihen të bukura duke përmirësuar imazhin e tyre, të bëhen të lumtura falë korrigjimit të plagëve shkaktuar nga sëmundjeve të vështira, por pse jo, të ndikojë dhe frymëzojë në brezat e rinj që zgjedhin të jenë një mjeke si ajo.
Ka shumë për të thënë për Luadën, e cila jashtë të qenët profesioniste, është edhe njeri, një njeri me zemër të madhe. Në trashëgiminë e saj, në klinikën Amra, nuk mungojnë hapësirat për t’u dhënë dorën vajzave apo grave në nevojë. Sepse e tillë është ajo, profesioniste dhe humane.
Ky Dhjetor na gjen sërish me të, duke ndarë magjinë e Amra Medical Aesthetics, një qendër shumëdimensionale bukurie në Tiranë, e cila ofron të gjithë gamën e shërbimeve dermoestetike me teknologjinë më të avancuar mjekësore si dhe produktet Premium. Si drejt një kapitull të ri, Amra do të shënojë hapjen e ambienteve të reja në vitin 2025, një rritje për arsye të kërkesave jo vetëm brenda Shqipërisë, por të shumta edhe jashtë kufijve.
Karriera e Doktoreshës Luadës është një tregim frymëzues për këdo që kërkon të shfrytëzojë talentin e vet për të realizuar ëndrrat, duke punuar pa u ndalur dhe duke investuar në përmirësim të vazhdueshëm. Ajo ka ndërtuar një reputacion të jashtëzakonshëm në Amra Medical Aesthetics, duke kombinuar teknikat më të avancuara drejt një përsosmërie rezultative të imazhit më të bukur që kërkon një femër. Ndjekja e seminareve, konferencave dhe trajnimeve ndërkombëtare kanë ndikuar në ndjeshmërinë e thellë për nevojat dhe dëshirat e pacientëve të saj. Ky balancim ka bërë që shumë vajza dhe gra të kërkojnë shërbimet që AMRA ofron për të arritur pamjen e dëshiruar, duke i besuar një profesionisteje me një ndjenjë të thellë të etikës dhe përgjegjësisë si Dr.Luada Çaushaj.
Megjithatë, ajo e di shumë mirë që suksesi nuk vjen kurrë pa sakrifica dhe angazhim. Pas afro një dekade punë të palodhur dhe përkushtimi ndaj mjekësisë estetike, doktoreshë Luada ka treguar se është një individ që gjithmonë kërkon më shumë nga vetja, e motivuar nga dëshira për të mësuar dhe për t’i ofruar më të mirën pacientëve të saj. Në një periudhë kur mjekësia estetike është një industri që po zhvillohet dhe po tërheq vëmendje të jashtëzakonshme, emri i Dr. Luada Çaushaj dhe i qendrës Amra Medical Aesthetics është shndërruar në një referencë për ata që kërkojnë jo vetëm të duken më mirë, por edhe të ndihen më mirë me veten. AMRA dhe Dr. Luada Çaushaj kanë krijuar një epokë të re në mjekësinë estetike shqiptare, duke treguar se me përkushtim dhe pasion çdo qëllim mund të realizohet.
Ndihuni më e bukur se më parë!
A dëshiron të ndihesh më e bukur dhe më e sigurt në lëkurën tënde? Rimodelimi i buzëve, mollëzave, vijave nazolabiale, nofullave dhe syve me filler është zgjidhja perfekte. Hidh hapin e parë drejt ndryshimit të dëshiruar. Falë këshillimit të personalizuar me Dr. Luada Çaushaj, në AMRA do të marrësh prekjen e magjishme të fillerave, mbushësve kozmetikë Premium, për t’i dhënë formën dhe simetrinë e merituar fytyrës. Sepse Amra është klinika më e kërkuar në Shqipëri dhe jashtë kufijve për injektimin e fillerave. Prekje në detaje për të transformuar pamjen tuaj në pak minuta, siguri dhe rezultate të mrekullueshme, jetëgjatësi me produkte Premium dhe trajtime me teknikat më të fundit në botë, si dhe me superçmime. Për një bukuri tërheqëse dhe sensuale, balancën dhe përsosmërinë e gjeni vetëm tek AMRA, etaloni i bukurisë!
Fuqia e Mesoterapisë për sytë
Ideale për përsosmërinë që shfaq, Mesoterapia për sytë është një nga formulat e suksesit për rigjenerimin e plotë të qeskave poshtë syve. Në Amra Medical Aesthetic është gjithashtu një aset për mirëqenien dermoestetike, falë kombinimeve perfekte për secilin klient. MESOTERAPIA E SYVE është një domosdoshmëri për shkak të ngarkesës apo lodhjes, e cila reflektohet në tiparet e fytyrës, qepalla të rënda, rrathët e zinj poshtë syve apo lëkurë e rrudhur. Mesoterapia e syve është një trajtim jo-kirurgjikal për rinovimin e zonës rreth syve që përfshin një seri mikro injeksionesh të vogla të kokteileve të vitaminave dhe të acidit hialuronik të përgatitura për t’u injektuar në shtresën e mesme të lëkurës nën sy, epidermë dhe mezodermë. Gjithçka realizohet duke përdorur acidin hialuronik për të siguruar ushqim dhe hidratim të menjëhershëm për lëkurën tuaj, duke rezultuar në një pamje më të freskët dhe të rinovuar. Rezultatet afatgjata përfshijnë gjithashtu stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës. Sipas doktoreshë Luada Çaushaj, Mesoterapia e syve ka pak ose aspak kohë rikuperimi të cilat zakonisht zhduken brenda 48 orëve të ardhshme. Në AMRA gjithçka është e garantuar sipas një protokolli mjekësor që përcakton kushtet për trajtimin dhe rehabilitimin. Bazuar në gjendjen tuaj, mund t’ju nevojiten deri në katër trajtime mesoterapie nën sy me një diferencë 2-4 javësh midis secilës procedurë. Procedura zgjat rreth 30 minuta me rezultate që mund të zgjasin nga 6 deri në 12 muaj.
Skin booster, nivel i lartë hidratimi për lëkurë të shkëlqyer
Skin booster apo kolagjeni, ofrojnë një nivel të lartë hidratimi, duke i dhënë lëkurës një pamje më të freskët dhe më të shëndetshme. Falë produkteve të certifikuara ndërkombëtare, ato janë garante për procese cilësore. Kolagjeni i pastër injektohet përmes një trajtimi estetik në të gjithë fytyrën, në mënyrë që t’i japë asaj më shumë perfeksion dhe energji! Ky trajtim është ndër më të kërkuarit në AMRA. Kolagjeni është një produkt që i përshtatet më së miri moshave që kanë humbje të elasticitetit në lëkurë për arsye nga më të ndryshme. Sipas Dr.Luadës, kolagjeni, i cili njihet si proteina kryesore e indit lidhës, konsiderohet si proteina më e bollshme tek njerëzit (rreth 25% e masës totale të proteinave) dhe përfaqëson afërsisht 6% të peshës trupore. Kjo proteinë është kritike për funksionimin e të gjitha proceseve kryesore të riparimit të indeve dhe organeve, ndërsa injektimi i saj ndihmon në ushqyerjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Por kujdes, sipas mjekes Çaushaj, se ku vendosni të kryeni këtë trajtim specifik, pasi detajin e bën vetëm mjeku injektues, i cili zgjedh simetrikisht dhe harmonikisht pikat ku duhet injektuar produkti. Ndaj çdo klient duhet të tregohet i kujdesshëm se kujt ia beson Skin booster nëse do të arrijë rezultate mahnitëse. Një tjetër metodë hollivudiane për të cilën Dr. Luada Çaushaj i jep rëndësi është edhe ENERGJIA RF E FRAKSIONUAR, metodë e provuar shkencërisht për të reduktuar rrudhat dhe për të rindërtuar kolagjenin dhe çdo lloj problemi me lëkurën. Kjo teknikë është minimalisht invazive, me fuqinë e mikro-gjilpërave, të cilat rinovojnë shtresat më të thella të lëkurës.
Rejuran, formula unike për ushqimin e lëkurës
Rejuran është një trajtim estetik që përdoret për rinovimin dhe rigjallërimin e lëkurës, veçanërisht për të përmirësuar cilësinë dhe dukjen e saj. Ky trajtim është një formë e mesoterapisë, që përdor injeksione të substancave që përmbajnë polinukleotide (PN) të ekstraktuara nga salmoni, të cilat kanë një efekt rigjenerues për lëkurën. Përbërësit e Rejuranit ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, duke kontribuar në përmirësimin e elasticitetit, hidratimit dhe duke reduktuar shenjat e plakjes si rrudhat dhe linjat e holla. Ky trajtim është një opsion shumë i njohur dhe i sigurt për ata që duan të përmirësojnë pamjen e lëkurës së tyre pa pasur nevojë për kirurgji.
Nucleofill, kompleks molekular me përmbajtje acid hialuronik
Nucleofill është një produkt i ri dhe inovativ në fushën e mjekësisë estetike, që përdoret për rinimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. Ai është një lloj biorevitalizuesi i krijuar për të trajtuar lëkurën e plakur, të lodhur dhe të dehidratuar, duke ofruar rezultate të shpejta dhe natyrale. Nucleofill është një substancë që përdor një formulë speciale për të stimuluar rikthimin e kolagjenit dhe hidratimin intensiv të lëkurës. Nucleofill është një kompleks molekular që përmban acid hialuronik, si dhe një sërë përbërësish të tjerë bioaktivë. Ai aplikohet nëpërmjet injeksioneve subdermale, duke i dhënë lëkurës një stimulim të drejtpërdrejtë dhe të kontrolluar. Përdoret për trajtimin e lëkurës në zonat si: fytyrë, qafë dhe duar. Efektet e Nucleofill janë të shpejta dhe natyrale. Ai nuk është vetëm një filler (mbushës), por një biorevitalizues që trajton shkaqet e plakjes, duke përmirësuar strukturën dhe hidratimin e lëkurës në mënyrë të qëndrueshme.
Morpheus 8, trajtimi revolucionar për rezultate të jashtëzakonshme në lëkurë
Rezultate mahnitëse. Kjo është kryefjala e Morpheus 8, trajtimit revolucionar për rinimin e lëkurës, pa prekur ekuilibrat dhe parametrat mjekësorë. Shkenca e mjekësisë estetike ka arritur të prekë majat me këtë teknologji të përparuar, një kombinim i radiofrekuencës me mikro-gjilpërat për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Morpheus 8 është një procedurë që depërton në nivelet e thella të lëkurës për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Për Dr. Luada Çaushaj, Morpheus 8 cilësohet si zgjidhja më e shëndetshme, duke bërë mrekullinë në çdo lloj lëkure. Konsideruar edhe si teknologjia më e fundit Hollivudiane, ajo kryen një proces metamorfozë në lëkurën tuaj, fytyrë dhe trup. Ky trajtim i famshëm është cilësuar më i preferuari i ikonave të njohura si: Kim Kardashian, Jessica Simpson, Chrissy Teigen, Amanda Holden dhe shumë yjeve të tjerë të Hollivudit. Morpheus 8 është një nga metodat më të avancuara për shtrëngimin dhe tonifikimin e lëkurës pa dhimbje dhe pa kirurgji. Kjo pajisje magjike është zgjidhje për varjen ose lëshimin e lëkurës, shenjat e plakjes. Morpheus 8 është trajtimi më i mirë për rigjenerimin dhe tërheqjen e fytyrës, qafës ose trupit. Morpheus 8 bën të mundur konturimin superior të lëkurës, rivendosjen e kolagjenit, rimodelon indet nënlëkurore, korrigjon çdo papërsosmëri, përfshirë: hiperpigmentimin, cikatricet, poret e zmadhuara, lëkurën e varur, pa elasticitet, yndyrën sipërfaqësore që nuk është e përcaktuar, celulit, etj., i jep shkëlqim lëkurës si dhe rivendos elastinën në mënyrë natyrale. Morpheus 8 nuk njeh kufi moshe. Pas procesit lëkura ka një rikuperim të plotë brenda 3-5 ditësh dhe pa dëmtime në epidermë dhe asnjë hiperpigmentim të mundshëm pas trajtimit.
Icoone laser, rivendos linjat e trupit!
Është padyshim pajisja më inovative dhe e para që sjell përfitime mahnitëse në fushën e mjekësisë estetike, të cilën e gjeni vetëm tek Amra Medical Aesthetics. Pajisja me famë botërore ICOONE LASER MED është fuqia madhështore për të zgjedhur modelin e bukurisë në trupit tuaj. Çfarë bën Icoone laser?
eliminimin e celulitit, konturimin e trupit, tonifikim dhe ngritje vithesh, lifting të fytyrës, qafës dhe dekoltesë, bën të mundur reduktimin e rrudhave dhe të strijave, përmirëson sistemin imunitar, relakson dhe ripërtërin, trajton shenjat nga djegiet, plagë, lëkurat varikoze dhe limfoedemat, lehtëson këmbët, eliminon lëngjet dhe parandalon shfaqen e kapilarëve të çarë dhe celulitin, rikthim të elasticitetit të lëkurës pas shtatzënisë, përmirëson sistemin limfatik, përmirëson tensionimin e muskujve si dhe shumë përfitime të tjera nga kombinimi i programeve të kësaj pajisje.
Me Icoone Laser ju mund të arrini linjat trupore në formën V, një trajtim i përdorur në mjekësinë estetike për të përmirësuar konturin e trupit dhe për të reduktuar yndyrën e tepërt, sidomos në zonat që nuk përgjigjen lehtësisht ndaj dietës dhe ushtrimeve. Ky trajtim përdor teknologjinë e laserit për të ndihmuar në formimin e trupit dhe krijimin e një siluete më të tonifikuar, me një theksim të veçantë në arritjen e një forme V, ku pjesa e sipërme e trupit është më e gjerë dhe pjesa e poshtme është më e ngushtë. Ky është një trajtim jo-invaziv me disa efekte të dobishme, që nga: Reduktimi i yndyrës, mund të depërtojnë thellë në lëkurë dhe të shkatërrojnë qelizat e yndyrës në zonat problematike, si në bel, abdomen dhe kofsha; Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës në lëkurë, duke rritur tonin dhe ngurtësinë e saj; Redukton celulitin, duke krijuar një lëkurë më të lëmuar dhe të sheshtë. Trajtimi me Laser Forma V zakonisht përfshin disa seanca, dhe secila seancë mund të zgjasë nga 30 deri në 60 minuta, në varësi të zonës që trajtohet. Ky proces është i butë dhe jo i dhimbshëm.
Lumecca, idealja për njollat e moshës
Nëse ka një trajtim që bën mrekulli për njollat e moshës, por jo vetëm, ai është Lumecca. Gjithashtu shumë i kërkuar në Amra Medical Aesthetic. Trajtimi Lumecca përdor fototermolizën, një metodë për aplikimin e dritave intensive pulsuese, më të fuqishme për efikasitetin e lëkurës, për të synuar lëkurën e pigmentuar dhe lezionet vaskulare. Trajtimi përmirëson ngjyrën dhe pastërtinë e lëkurës tuaj, duke përmirësuar gjithashtu pamjen e dëmtimit nga dielli dhe skuqjen në lëkurë. Lumecca është ideale për njollat e moshës (pigmentim i kuq/kafe), dëmtimin nga dielli, rosacea-n, njollat kafe, lezionet vaskulare, ngjyrën e pabarabartë në lëkurë dhe pigmentimin e lëkurës.
Lipofilling pa anestezi gjenerale
AMRA është klinika e parë në Shqipëri që ka futur lipofilling pa anestezi gjenerale, një mënyrë alternative për të përballuar elasticitetin e lëkurës. Efektiviteti i lipofillingut është vërtetuar në dekadat e fundit, kështu që kjo metodë trajtimi është mjaft popullore dhe e sigurt në rast të rikthimit të humbjes së vëllimit të fytyrës me injektim por në teknika të avancuara ruse. Yndyra merret nga zonat dhjamore të tepërta të trupit, dhe bëhet kalimi aty ku ka humbur volumi. Në këtë rast doktoresha ndërhyn në fytyrë duke përdorur dhjamin e vetë klientit për të rikthyer moshën e klientit para shumë vitesh. Procedura kryhet nën anestezi lokale. Pas një periudhe gjashtë javore, rezultati zgjat gjithë jetën. Mjeku që zgjidhni ka shumë rëndësi për t’ju dhënë rezultatet e merituara pasi është procedurë që kërkon sy estetik dhe matje të arta sipas proporcioneve GOLDEN ratio.
CO2 nga Tetra Pro, rinovim i shpejtë i lëkurës me metodën e ftohtë
Është një teknologji moderne laseri për trajtimin e lëkurës, që përdor një lazer CO2 me energji të avancuar për të rikuperuar dhe rinovuar lëkurën, ndërkohë që ofron rezultate të shkëlqyera pa nevojën për kohë të gjatë rikuperimi. Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe redukton shenjat e moshës. Trajton shenjat e lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe duke përmirësuar pamjen e lëkurës. Ndihmon në heqjen e pigmentimeve, njollave dhe dëmtimeve nga dielli. Ndryshe nga laseri tradicional CO2, CoolPeel përdor një mënyrë më të ftohtë dhe më të kontrolluar të lëshimit të energjisë, duke minimizuar efektet anësore, si skuqja e lëkurës dhe mbivendosja e plagëve.
Co2, përfitimet e lazeri me dyoksid karboni
Lazeri CO2 (Lazer dioksid karboni) është një lloj lazeri që përdor gazin dioksid karboni (CO₂) si medium aktiv për prodhimin e dritës laser. Ky është një nga laserët më të përdorur në mjekësinë estetike, kirurgji dhe industri, për shkak të fuqisë së tij dhe aftësisë për të depërtuar thellë në indet e lëkurës ose materialeve të tjera. Kjo dritë laser është shumë e fuqishme dhe mund të depërtojë thellë në lëkurë ose indet e tjera, duke krijuar efektin e dëshiruar për trajtime të ndryshme. Kur laseri Co2 godet lëkurën ose indet, ajo përthithet nga uji dhe e ngroh indin deri në një temperaturë që shkakton vaporizimin e qelizave të dëmtuara ose stimulimin e rigjenerimit të lëkurës. Ky proces është i kontrolluar dhe përdoret për shumë qëllime të ndryshme, përfshirë ato në mjekësinë estetike, kirurgji, dermatologji dhe ndihmon në trajtimin e një sërë problematikash të lëkurës dhe indit të trupit, si: Trajtimi i rrudhave dhe linjave të holla, heqja e njollave dhe shenjave të akneve, trajtimi i pigmentimit të lëkurës. Në kirurgji përdoret për trajtimin e tumoreve të vogla, kancerit të lëkurës dhe ndryshimeve të tjera beninje ose malinje të lëkurës. Lazer CO2 përdoret për të hequr pigmentet nga tatuazhet dhe për të shpërbërë bojën që ndodhen thellë nën lëkurë; Përdoret gjithashtu për trajtimin e qimeve të padëshiruara, për të depërtuar në folikulat e qimeve dhe për t’i eliminuar ato; Mund të ndihmojë në shërimin e plagëve të thella dhe kirurgjikale, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe përmirësimin e shërimit të indeve; Është shumë efektiv për trajtimin e një game të gjerë problemesh të lëkurës, si rrudhat, shenjat e akneve, dhe pigmentimet.
Dermapen 4, për lëkurë pa njolla
Dermapen 4 është një mjet i avancuar për mikrondermabrazionin me mikro-gjilpëra, i përdorur në mjekësinë estetike për trajtimin e lëkurës dhe përmirësimin e cilësisë së saj. Dermapen 4 ka një përsosje të teknologjisë së mëparshme të Dermapen, duke përdorur një kokë me shumë gjilpëra mikroskopike (deri në 16 gjilpëra, varësisht nga trajtimi). Këto gjilpëra janë të afta të depërtojnë thellë në lëkurë dhe të krijojnë një sërë mikropikash në shtresën e epidermës dhe dermës. Ky proces njihet si mikro-pikëzim dhe ka disa efekte pozitive: Stimulimin e kolagjenit dhe elastinës, dy proteina kyçe që i japin lëkurës elasticitet, forcë dhe freski. Themelor për trajtimin e rrudhave dhe shenjave të plogështisë së lëkurës; Nxit rinimin e qelizave dhe përmirëson cilësinë e lëkurës, duke e bërë atë më të shndritshme dhe më të lëmuar. Ky trajtim është i dobishëm për probleme si shenjat e moshës, plasaritjet dhe hiperpigmentimi; Trajton plagët dhe shenjat, përfshirë dhe ato kirurgjikale. Është një trajtim jo-kirurgjikal që nuk kërkon kohë të gjatë për t’u rikuperuar. Një trajtim me Dermapen 4 zakonisht zgjas rreth 30-60 minuta, varësisht nga zona e trajtuar dhe ndjeshmëria e pacientit. Pas disa seancash, pacientët mund të shohin përmirësime të dukshme në cilësinë e lëkurës, ndërsa rezultati i rigjenerimit të kolagjenit dhe elastinës mund të vazhdojë për disa muaj. Në përgjithësi, Dermapen 4 është një trajtim i sigurt dhe efektiv për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e lëkurës dhe të trajtojnë një sërë problemesh të ndryshme, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
LASER by Amra
Teknologji e vitit 2020 me një super fuqi 1200 wat, LASER 3 në 1, Aleksandrit + Diode + Yag. Pa dhimbje falë kokës së akullt që nuk lejon perceptimin e dhimbjes, ka qenë zgjidhja efektive që klinika ka zgjedhur për klientët që duan të bëjnë epilimin e përhershëm! Nevojiten 6-8 seanca dhe rezultatet janë të garantuara. Staf i trajnuar nga FOTONA laser, kompani e themeluar qysh në 1964 dhe lider në Europë në klinikat më të famshme. Çdo gjë në detaje që nga higjiena e deri te konsultat para, dhe këshillimi pas për super efekte, pa qime e lëkurë të butë si kurrë më parë.
Laser Tattoo Removal
Në Amra Medical Aesthetic veçojmë dhe shërbimin me lazerin e gjeneratës së fundit për fshirjen e tatuazheve, PICO laser, aparaturë e avancuar që fshin çdo lloj tatuazhi në trup pa lënë shenja. Gjithçka në pak seanca, pa e dëmtuar lëkurën. Doktoreshë Luada Çaushaj është e certifikuar në PHIREMOVAL, pjesë e Akademisë së BRANKO BABIC, e cila bën të mundur fshirjen e tatuazheve ose punimeve të bëra keq nëpërmjet acidit glukoik.
Vetullat microblading, shndrit pamjen tënde
Një revolucion të hershëm, që ka shënuar dhe hapat e parë të qendrës së bukurisë demoestetike Amra Medical Aesthetic, ka qenë dhe punimi i vetullave me teknikën e Microblading. Një raport i artë në përdorimin e teknikave për të përcaktuar dhe përmirësuar në formën ideale pozicionin dhe trashësinë e vetullave për çdo vajzë apo grua në joperfeksionin e tyre. Amra është kujdesur që të rrisë vetëbesimin e tyre, duke iu ndryshuar pamjen. Rezultatet janë të natyrshme dhe tërheqëse, ndërsa kjo teknikë ka të mirën që zgjat në kohë duke përmirësuar pamjen. Kujdesi për detajet, pasioni dhe përvoja në AMRA, janë çelësi i suksesit që vetullat tuaja të jenë në një tjetër nivel.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.