Këshilla & Arsye

December 29, 2017 | 9:09

Bamirësia po humbi anonimatin nuk është më bamirësi, por një pasqyrë ku shikohet vetëm mjerim

Që në kohë të vjetra njeriu kuptoi që bamirësia është një veprim që duhet bërë heshturazi. Mundësisht përfituesi të mos e marrë vesh se kush qe bamirësi që i zgjidhi një problem.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Kjo lloj vetëdije e çoi njeriun të organizoje institucionin e bamiresise që u integrua te institucionet fetare dhe të shtetit. Bamirësia është një veprim dinjitoz, por po humbi anonimatin, nuk është më bamirësi, por një pasqyrë ku shikohet vetëm mjerim. Mjerim shpirtëror nga ana e dhuruesit dhe varfëria konkrete ku jeton përfituesi. Bamirësi duhet të shmangë tundimin për të mos mbetur anonim. Anonimati është kushti kryesor i bamirësisë. Njeriu që bën bamirësi e bën atë për shpirtin e tij dhe jo për t’ju treguar të tjerëve se sa zemërmirë është. Bamirësi ndihmon pa i kujtuar të varfrit sa shumë i varfër është. Jo më kot për të bërë bamirësi janë krijuar institucione si Caritasi, institucionet fetare, UNICEFI, Kryqi i kuq dhe organizata të tjera jo qeveritare. Këto institucione janë krijuar pikërisht për të ruajtur anonimatin e personit që bën bamiresi apo ndihmon ata që s’kanë. Nëse vepra e bamiresisë e humbet këtë etikë ajo nuk është më vepër bamirëse, por evidentuese e varfërisë së atij që e përfiton këtë bamirësi. Kujdes prindër dhe mësues, mos i detyroni femijët të ecin nëpër rrugë të baltosura me poshtërimin ndaj tjetrit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top