Pika referimi

August 27, 2018 | 10:43

Nga Sabina Rezhda: Njeriu prè e egoizmit të tij në kontrolle, rëndon psikikën

Atë xhaketë në pëlhurë lëkure, e zezë vinte ngjyra e errët, ashtu e zezë bazike pa shkëlqim. Pritja në një stacion rruge më shumë për inerci sesa si lehtësi për të transportuar trupin nga një destinacion në një tjetër me drojën për të shkundur lëvizjen më afër tërheqjes që vetë trupi bën me objektet përreth.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Një stacion që gjëkundi s’gjen veten e tij, e për inerci as vetja të gjejë stacionin! Nga aty mendja më shkon te xhaketa gri, pëlhurë, si dok i butë materiali i saj. Ka një mister xhaketa ngjyrë gri e hapur si ngjyrë e veshur, shija e njeriut mbi të duket një e veshur fine elegante ku tërë sqima derdhet mbi një trup që edhe lodhjen e ushqen me delikatesë të rezervuar. Ky imazh e tërheq fotografinë drejt hiçit. Një lloj hiçi që dëshirohet edhe në këto kushte. Abstraksioni i mendjes është i paparashikueshëm në rezultatet e tij, absurd në shpjegimin e thjeshtë, të vihen në mendje koncepte të paarsyeshme për kontekstin dhe kombinime që s’lidhen me të menduarin e momentit tani.

Si në rastin konkret.

1

Në mendje më vete xhaketa gri, por të veshur kisha xhaketën lëkurë të zezë! Një lidhje kontradiktore merret me dukjen, ç’të ketë të rëndësishme në fytyrën që duket! Ja pra konteksti i arsyes doli jashtë. Përbri mendimit piramidë bëri bashkë dy gjëra me logjikë inkoherente. Tërhiqen nga të gjitha vëmendjet kurdisjet mekanike të bëra nga dora e njeriut. Ajo dorë pemë përngjante me reflektimin tim të preferuar. E vija pasqyrën përpara fytyrës dhe ne ishim njësoj. Pemë si dorë njeriu! Ne ishim njësoj, ne ishim e njëjta, ndiheshim të njëjtë!

Mjaftoi një fjali për të vënë në dukje distancën, atje ku u bë barazimi me të gjithë, aty kupton se rëndësia s’ka ekzistuar kurrë si ndjesi. Është e ngjashme si me perceptimin e fotografisë. Ka njerëz që të lënë një shije të mirë, nuk krijon problem me dyshimin, kaq qetësisht ndërtohet pafajësia. Me raste të tjera ke keqkuptuar një fotografi, për faj se, pavetëdija ka lënë një shije të lexuar gabim në atë fotografi dhe ke lexuar me dyshim dhe keqkuptim.

Si të ndreqet keqkuptimi i fjalës kur ndjesia ka prekur qenien me fjalë të pahijshme të nxituara?!

person-walking

Njeriu bie prè e egoizmit të tij në kontrolle dhe rëndon psikikën për në rezultat. Pra në analizë një fotografi s’ka pse të ngjallë e të përftojë keqkuptim aty pavetëdija në këtë të dhënë e qetëson leximin ku me një fjalë të thjeshtë kuptimi i nxjerrë është një fotografi pafajësish e pafajshme. Ky lloj shembulli e zbërthen logjikën e fotografisë. Në konceptin sot ka jo vetëm një domethënie artistike, por edhe në atë perceptuese për të shpjeguar si vjen ideja. Për në kontekstin e shpjegimit të fotografisë, vetë ideja e vë idenë të flasë se si rrjedh logjika lëvizëse e saj.

Pra, mendimi për fotografinë e caktuar. Ideja vetë në vetvete dhe logjika e rrjedhjes së koncepteve të tjera që bashkëngjiten me të. Trajektorja është e tillë, mendimi kalon nëpërmjet idesë në koncepte dhe shpjegohet se si vjen ideja në fotografi për ta perceptuar atë. Si-ja merr arsye të veshë personalitetin e saj, dhe në karakter, në tipar karakterial, të ndenjësohen qetë ngjyrat e hareshme, që edhe na shpërqendrojnë pak, por kurrsesi të na përjashtojnë.

Ajo është vëmendja befasuese me butësinë dhe ndjeshmërinë deri në qelizën më të imët të trurit. Mënyra se si ndërvepron truri ynë brenda mekanizmave të veta, na i zhbën edhe mundësinë e thonjve. Ato megjithatë, kanë dëshirë të gërvishtin dhe qëllimin do e projektojnë për ta bërë të ndodhë si ndodhë në inxhinierinë e veprimit. Stisje në skalitje, që me pretendimet e tyre gërryenin thellësitë e çfarëdoshme të gjërave, si gurore që ngjajnë me shkëmbinjtë kur syri vështron poshtë me vendosjen e trupit shtrirë.

2

Për më lehtë si një e parë se ç’ka poshtë kësaj guroreje me shkëmbinj tipikë veshur me ashpërsi, si një gërshetim për të të gërvishtur mendimet. Në paramendim aty kujtesa të kujtohet që një ditë të veshi xhaketën gri të hapur në ngjyrë. Një gërshet stil pak frenç, i bërë mbi kokë. Truri sikurse hamendëson, do të duket i bukur!

Nga një gërshet të kujton kohërat “Romake apo Antike” dhe intuita në inteligjincë e vë gërshetin në pushtet krenarie të barazohet me trurin. Të përkëdhelet pak sedra në kushte ku dritat e verdheme neon të strehojnë paparashikueshmërinë e rrezikut e natës në rrethanë rruge. Aty të perceptosh fotografinë ta xhelozosh atë, mendimi për në grimca detaji për të, në rrëfime egoiste, të mbërthejnë tërë kërshëri në frymëmarrjen e mbetur pezull dhe trupi i drobitur i ndrojtur në droje bie në përulje afërsisht pak në përbuzje.

Si një prirje për denjësi përngjan edhe hapi i marr në këtë veprim. Janë gjurmët që lënë ndjesitë e brendshme edhe fjalën e zbathin nga germëzimi i rrokjeve në pikë dhe presje i lënë vend dy pikave dhe në mbylljen e fjalisë pikëpyetja dhe pikëçuditësja të vërejnë në dritë të syrit për pak vëmendje me gishtat që nga padurimi të grisin edhe bluzën.

Vija mesore në krye të fjalisë të vë në kokë hipoteza ku dialoguesi si tjetër priret të kuptojë bisedën nga perspektiva më lehtësisht e gjetur me qëllim të lexohen shenjat ato jo verbale dhe konfigurimet në fjali që nuk janë gjuhë as shenja por imazhe si déjà vu. Ku tjetërsojnë fluidin shpirtëror në emra të çuditshëm, të panjohur si për të përftuar pritshmëritë nga çdo e re e mundshme që vjen përballë njeriut për të treguar vogëlsinë e vetes së tij mjerimin të ndodhur në grimca radhësh, trembjet e tij në natyrshmërinë e species sonë në tablo paralel jemi ne.

E papritura, e reja i ngjan një të panjohure. Nga aty vjen dhe projekton rrënjët për në krijim, ngjitur në trup të degëzuar, ku gjethe pas gjetheje lëkura lëndohet por kokëfortësia e shpirtit i shpërfill të mavijosurat, presioni i ushtruar nga prekjet e drunjve të bllokojnë frymëmarrjen dhe bronkiti në mushkri tronditet nga një zhurmë si tiktake ore të çmendura. Gjethet as kujdesin e mirësjelljes s’të kushtojnë janë të fiksuara pas butësisë së lëkurës, vëzhgojnë deri edhe damarët me atë blunë e mavijosur ku në disa trupa janë kaq të dukshëm. Ashtu mbështetur hutueshëm mbi një bankinë të improvizuar nga të panjohur njerëzor, të cilët të lënë kohë dhe hapësirë të rrish aty.

Gjithfarë ndjesish që zhbirilojnë edhe vendosjen e germave shkronjore në Alfabet, si për të veshur trupin nga një gjë e fshehtë që zhvishet brenda në qenien e vetë trupit. Vëzhgimi i peizazhit dhe një trup njerëzor i gjendur aty dhe xhelozon njeriun që i kushton vëmendje atij peizazhi, detit, malit, liqenit, lumit, barit, shkurres, drunjve me fjalë të shkurtuar misterit të natyrës, aty si në harresë qenia i rrëfen vetes për ndrojet e saj më thjeshtë duket se tingëllon fonetika kur vendos veten deri edhe në kushte rreziku të paramendura pa të keq. Dhe në këtë tablo të parë xhelozon fotografinë vëmendjen e vëzhguar, në detajet e gjendura.

Syri i vetes është jashtë, ndërkohë reflekset racionale të qetësimit e gjejnë strehimin e anës së mirë në kuptim. Shtendosja e kërcitjeve të gishtave duket sikur të ç’tensionon, të liron ngarkesat mendore nga lëvizjet e hutuara të verdheme që bën shpirti të tretura si një shkallare, tek e cila në skeletin e saj dallohen gunga në prishje të shkatërruara ato rrënohen nga çdo fjalë e pëshpëritur fshehtas në vesh. Këmbët bëjnë rrugëtimit e tyre mbi këto shkallare në një trajektore të gjarpëruar.

Si me takt, një përulje e kërkuar për pak afri!

Largimi nga fjalët e thëna në vesh, këtu qëndron çështja! Të tjetërsohen mendimet nga paradokset aty vjen rreziku i fytyrës e vënë njeriun në kushte intimidimi. Një fytyrë është koncept individual në veçantinë e çdo kujt vështrimi vëngër nga jashtë dhe fjalë tè thëna pa teklif vënë në kushte të tepërta ndjeshmërie tiparet dhe duket sikur ato bëjnë dëm. Kjo është fytyra dhe në bisedën përballë me fjalë të kamufluara të të imponojnë të hedhësh një pëlhurë fytyrës tek bisedon. Një fytyrë të thonë që të shpërqendron shikimin s’ka pse të ekzistojë! Ç’të ketë fytyra? Ç’faj ka! Një fytyrë është!

Hidhërimi nga vëzhgimet janë si pagesat taksative që duhen bërë, e kanë mbryrtur objektin e mbërthyer jo vetëm tjetërsimet në trupin si fizik por edhe në atë mendor në tru. Gëlltitet me vështirësi ushqimi dhe frymëmarrja bllokon bronkitin në mushkri.

running-stairs-500x366

Të luftosh pamundësinë!

Hiqet mënjanë fytyra, zhvishet nga dritëhija e veshur me egoizëm, e bezdis portreti që ecën dhe vesh xhaketën në lëkurë të zezë në ngjyrë mat pa shkëlqim. Pamja e sedeftë e shfaqur në atë verdheme të zbehtë e ligështon edhe fjalën më të sinqertë kur egoizmi kamuflohet dhe zhdërvjelltësia e trupit bën çmos të mbulojë lagështirën para fytyrës. Nga pas njeriu është më i vogël bëhet i tillë në së prapthi apo në të mbrapmen e tij, vithet shpina e ndjekur nga shtylla kurrizore dhe këmbët me gjymtyrë si një lisharëse paralele që qëndrojnë përbri njëra -tjetrës. Vogëlsia e mbrapa trupit na tregon sa shumë e përbuz njeriu njeriun dhe këmbët që ecin zbathur në asfalt gurëzat flasin me gjuhën e tyre si për të treguar kryeneçësi , krenari dhe pak dinjitet. Gjakosja e këmbëve na vetëdijëson që kemi ecur mbi kalldrëme me gurë të vegjël dhe me qëllim janë futur në gishta përngjajnë si paramendime për zaptime territori! Një kanotiere e veshur të zbërthen zhurmat e ankthit deri edhe depresiv që e rrethon jetën sociale të njeriut.

Një e dhënë e thjeshtë fare e padukshme edhe bëhet e lexueshme, mund të na bëjë njerëz edhe njerëz. Është si të shkelim në rrugën e gjatë të pavetëdijes pa lënduar vetëdijen. Me pretekst vetëdija të mos na bëhet armik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top