Mirëqenie

July 6, 2018 | 10:33

Ja çfarë duhet të bëjmë për të qenë të shëndetshëm…

Mbajtja e trupit në formë dhe sa më shëndetshëm është ajo për të cilën kujdesen sot shumica e njerëzve. Por a po bëjnë ata mjaftueshëm për ta arritur këtë gjë? 

10 mijë hapa në ditë nuk janë mjaftueshëm dhe të rriturit kanë nevojë për aktivitete të tjera që t’i bëjnë më të fuqishëm dhe t’i ndihmojnë në balancimin e tyre.

Enti i Shëndetit Publik ka sugjeruar që të bëjnë ushtrime që kanë lidhje me forcën, veçanërisht gjatë shtatzënisë, menopauzës ose daljes në pension. Këshillohen ecje nordike, pesha në palestër, tenis, kriket ose vallëzim. Përfshihet edhe mbajtja e çantave të mëdha në rast blerjesh.

Enti i Shëndetit Publik ka bërë njoftimin duke u bazuar tek shqetësimet se shumica e të rriturve nuk bëjnë mjaftueshëm punë force. Udhëzimet e qeverisë thonë se burrat dhe gratë duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar në javë, si dhe dy seanca të trajnimit të forcës.

Por vetëm një e katërta e grave dhe një e treta e meshkujve pohojnë se e arrijnë këtë.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top