Lifestyle

July 6, 2018 | 9:40

Pas disa vitesh bashkëjetesë, martohet Kledi Kadiu, publikohen detaje të dasmës

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu 44 vjeç dhe e fejuara e tij, Charlotte Lazzari 26 vjeçe më në fund janë martuar. Revista e përjavshme italiane “Gente”, e cila del në treg ditën e sotme më 6 korrik ka publikuar disa foto të çiftit ditën e dasmës.

Mes të tjerash, revista zbulon edhe menynë e darkës, muzikën, kujtimet dhe të gjitha imazhet e një dite special. Më në fund pas një lidhje të gjatë ata i thanë “Po” njëri –tjetrit. Të dy bashkëjetonin prej pesë vjetësh dhe prej një viti e gjysmë  janë prindër të vogëlushes Lea, që ka lindur në 12 janar 2016.

Për ta, ndryshimi i moshës nuk ka qenë kurrë një pengesë: “Është e vërtetë, ajo është 18 vite me e re se unë. Por unë kurrë nuk kisha takuar një grua me të cilën të ndaja një projekt jetësor, me të cilën fjalët kryesore ishin ndarja dhe mbështetja e përbashkët “, tha Kledi për partneren me të cilën ai tani ka kurorëzuar dashurinë.

 

Burimi / today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top