Këshilla & Arsye

November 13, 2018 | 11:30

Ja çfarë duhet të bëni nëse alergjia shkakton astmë tek fëmijët…

Astma alergjike tek fëmijët është shumë më e përhapur nga sa mund të mendohet. ‘Allergy Insider’, portali i dedikuar astmës alergjike, raporton se deri në 90% e fëmijëve astmatikë vuajnë nga një alergji e pa diagnostikuar.

Një shifër shumë e lartë, e cila duhet të na bëjë të reflektojmë mbi rëndësinë e një diagnoze të saktë të alergjive. Nëse është e dobishme, për të zbuluar praninë e alergjive tek fëmijët, është edhe më shumë në rastin e subjekteve që vuajnë nga astma. Konsultohuni me pediatrin tuaj në rast nevoje, ai mund të përshkruajë testet e para të alergjisë që mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e astmës së fëmijës suaj.

Cilat alergji shkaktojnë astmë te fëmijët?

Alergjitë kryesore që shkaktojnë astmë tek fëmijët janë të ndryshme: kemi alergjinë nga grimcat e pluhurit, alergjinë nga myku dhe alergjinë nga poleni. Një tjetër alergji që lidhet lehtësisht me astmën është epiteli i kafshëve, kryesisht qenve dhe maceve.

Por nuk janë vetëm këto që shkaktojnë astmë tek fëmijët, ka edhe alergjenë që janë më të vështirë dhe që shoqërohen me çrregullime të frymëmarrjes, siç është ushqimi. Në fakt, alergjitë e ushqimit mund të shkaktojnë sulme të astmës.

Testimet që duhen bërë

Në treg ekzistojnë disa teste, por të vetmit që mund të diagnostikojnë plotësisht një alergji, pa rrezikuar shkaktimin e një reaksioni alergjik tëk fëmija juaj, janë ato që kryhen në laborator siç është ‘Rast Test’.

‘Rast Test’ është një test shumë më i sigurt dhe më pak invaziv, i gjakut sesa modalitetet e tjera diagnostikuese; është një test i plotë dhe shkencërisht i vlefshëm, i aftë për të identifikuar me saktësi faktorët që shkaktojnë alergji. Në mënyrë të veçantë, ai mat antitrupat specifikë IgE të pranishme në gjakun e foshnjës, përkatësisht ato antitrupa që aktivizohen në kontakt me ato elemente që janë alergjikë. Siç e kemi përmendur, ky është një test jo invaziv sepse gjaku nxirret dhe provohet në laborator, kështu që gjatë ekzaminimit nuk ka rrezik që fëmija të shfaqë një reaksion alergjik.

Me ‘RastTestin’ mund të analizoni shumë alergjenë, duke përfshirë molekulat e ndryshme alergjike të varieteteve të polenëve, mykut, epitelit të kafshëve dhe ushqimit.

Si t’i zvogëloni simptomat e astmës alergjike?

Çfarë mund të bëni pasi fëmija është diagnostikuar me astmën? Para së gjithash, duke ditur se, merimangat ose poleni janë ato që shkaktojnë ose keqësojnë simptomat e astmës tek fëmija juaj, ju mund të ndërmerrni veprime që zvogëlojnë ekspozimin e fëmijës suaj ndaj alergjenëve.

Një diagnozë e saktë dhe miratimi i zakoneve të caktuara që reduktojnë ekspozimin ndaj alergjenëve gjatë dy viteve kanë ndikuar në një rënie prej 11% në përdorimin e ilaçeve antihistamine, 70% të ndihmës dhe 51% të trajtime inhalatore të bazuara në kortikosteroide. Këto të dhëna janë siguruar nga një hulumtim i botuar në revistën Italiane Journal of Pediatrics të kryer nga Niklas Zethraeus në bashkëpunim me studiues të tjerë italianë dhe të huaj.

 

Burimi / www.allergipedia.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top