Këshilla & Arsye

February 13, 2018 | 9:44

Ja çfarë duhet të kemi parasysh nëse fëmija fle me gojë hapur

Gjatë gjumit fëmijët mund të bëjnë shprehi të ndryshme të fytyrës. Disa prej tyre mund të jenë argëtuese, por disa të tjera mund të fshehin probleme.

Për shembull çfarë fsheh fëmija nëse fle gjithmonë me gojën hapur?

Mund të mos ketë arsye

Pikë së pari duhet të dini se nëse fëmija është disa ditësh, kjo gjë është normale dhe nuk është shenjë për t’u shqetësuar. Ky është një zakon, mund të ndodhë që fëmija të hapë e të mbyllë gojën herën pas here. Megjithatë duhet patur parasysh se mund të ndikojnë edhe disa faktorë ndaj të cilëve duhet të jeni të vëmendshëm.

Faktorët e jashtëm

Një nga shkaqet pse fëmija e mban gojën hapur teksa fle mund të jetë ajri i thatë e më i ngrohtë se normalja.

Probleme me frymëmarrjen

Ndonjëherë kjo mund të tregojë se fëmija ka vështirësi në frymëmarrjen me hundë dhe e kryen këtë proces me gojë. Por kjo është një situatë kalimtare dhe sapo t’i rikthehet kushteve normale shëndetësore, do të flejë sërish me gojën e mbyllur.

Duhanpirja

Një tjetër problem mund të jetë thithja e nikotinës nëse fëmija ka qëndruar në ambient me duhanpirës.

Probleme emocionale

Gjumi me gojën e hapur mund të tregojë gjithashtu se fëmija ka tensione emocionale si pasojë e mungesës së kontaktit fizik me prindin.

Burimi / www.pernenat.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com