Këshilla & Arsye

February 13, 2018 | 9:35

Efektet e kripës në higjienën e shtëpisë

Ekspertët thonë se përdorimi i kripës në çdo cep të shtëpisë sjellë dobi të panumërta.

Largon milingonat

Ju nëse dëshironi që t’i largoni milingonat nga shtëpia, atëherë vetëm hidhni pak kripë në cepat e dritareve dhe ato nuk do të afrohen më. Po ashtu, kripa në afërsi të dritareve zbutë nivelin e lartë të lagështisë së ajrit.

Mban rrobat e freskëta

Merrni një leckë dhe lageni në ujë të kripur dhe fërkoni rrobat tuaja para larjes, do t’i largojë edhe njollat që nuk mund t’i largojnë detergjentet.

Mban dritaret më të pastra

E nëse doni që t’i largoni njollat nga xhamat e shtëpisë, përzieni në një litër ujë të vakët 4 lugë kripë, efekti i pastrimit do të jetë magjik.

Zhduk gurin gëlqeror

Është e vërtetë. Guri gëlqerorë në enëlarës është shumë i shpeshtë, ndërsa po t’i hedhim kripë dhe uthull, gjithçka do të rikthejë shkëlqimin.

Pastron setin e lugëve dhe u kthen atyre shkëlqimin

Nëse seti i ushqimit ka humbur shkëlqimin, atëherë ka zgjidhje edhe për këtë. Gjithçka që iu nevojitet është uji me kripë dhe pastrimi do të jetë shumë i lehtë.

Kripa përdoret edhe për nevojat personale, e në shumë raste edhe si maskë për fytyrë. Nëse e përziejmë me vaj të livandës dhe masazhojmë fytyrën, do t’i heqim qelizat e vdekura dhe do të zhduken rrudhat.

Kripa ndikon edhe në zbardhimin dhe ndalimin e dhimbjes së dhëmbëve dhe mishrave. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni ujë me kripë dhe ta shpërlani gojën dhe do të vëreni efektin.

Burimi / http://www.shkodranews.org

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com