Në fokus

January 18, 2020 | 8:14

Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë, nëse vuani nga migrena

Ilaçet pa recetë që përmbajnë kafeinë mund të jenë efektive në largimin e disa dhimbjeve të kokës. Por, konsumimi i një sasie të madhe pijesh të kafeinuara, mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa persona që vuajnë nga migrena, sipas një studimi të publikuar në revistën “Revista Amerikane e Mjekësisë”.

Në studim u përfshinë pothuajse 100 persona me migrenë që vuanin nga më pak se 15 dhimbje koke në muaj. Për 6 javë, studiuesit regjistruan kohën dhe karakteristikat e secilës nga migrena që pjesëmarrësit përjetuan, dhe pijet e kafeinuara që ata konsumuan.

Më pas, ata zbuluan një lidhje mes konsumimit më të lartë të pijeve të konsumuara ( tre ose më shumë porcione) dhe gjasat që pjesëmarrësit kishin për të përjetuar një migrenë në të njëjtën ditë. Konsumimi i një – dy pijeve të kafeinuara nuk lidhej me një risk më të lartë për dhimbje të kokës.

Një porcion konsistonte në 180 – 240 ml për kafe dhe çaj, 355 ml për pijet me gaz dhe 60 ml për pijet energjike. Studiuesit nuk mblodhën informacion për kafeinën në ushqime si çokollata, por shtuan se ushqimet përmbajnë sasi shumë më të vogla kafeine krahasuar me pijet.

Migrena mund të shkaktohet nga shumë faktorë, si stresi, mosngrënia e vakteve të ushqimit, gjumi jo i mirë dhe lagështira. Ndërsa ky studim vetëm tregoi një lidhje, limitimi i pijeve me përmbajtje kafeine mund të ofrojë një mënyrë tjetër për reduktimin e shpeshtësisë së dhimbjeve të kokës.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top