Në fokus

August 3, 2016 | 8:36

Ja pse duhet të dëgjojmë femrat!

Maurizio FERRERRA Profesor i shkencave politike

Maurizio FERRERRA
Profesor i shkencave politike

“Karakteristika që vlerësoj më shumë te një femër është kuraja. Kuraja në mbështetje dhe rezistencë. Si dhe beteja për atë në të cilën beson, me lodhje e me pasion”. Maurizio Ferrera, në sagën e tij të botuar “Il fattore D.” (dedikuar gruas dhe vajzës), ka shpjeguar se prania e gruas në punë është një faktor vendimtar për zhvillimin e një ekonomie të avancuar. “Ndryshimi është i dukshëm, sidomos në kompani. Për të paktën dy arsye të mira. Sot gratë kanë një përgatitje dhe kualifikim shumë më të vlerësuar sesa burrat”, – thotë Ferrera. Motivi i dytë është i lidhur më cilësinë e punëve që bëjnë femrat. “Shfaqin atë inteligjencë prodhuese, kaq të nevojshme për një marrëdhënie të re në lidhje me shoqëri të ndryshme dhe për ndërmarrjen e dinamikave të reja organizative. Një këndvështrim sistematik dhe kompleks, derivat i aktivitetit të shumë të tyre që i detyrojnë të realizojnë shumë detyra, të bashkërendojnë njëkohësisht shumë aksione të konkretizuara, me rregull e këmbëngulje: faktorët sot janë të paimagjinueshëm për t’i arritur objektivat. “Siç na mëson eksperienca e shteteve të tjera, – vijon Ferrera, – shoqëritë me përfaqësim të lartë femëror në këshillat administrativë, kanë performanca të larta kundrejt të tjerëve”. Kështu, poshtë tavanit të kristaltë, metafora e kufijve të padukshëm që gratë ndeshin në vendet e tyre të punës, kur përpiqen të ngrihen në detyrë në “katet e larta”, tashmë duhet të përballen me glass cliff (shkëmbin e xhamtë). “Është në rritje kërkesa e grave për të qenë drejtuese në pjesën më të madhe të kompanive në sipërmarrje të vështira, duke iu besuar misioneve me rrezik falimentimi, – komenton Ferrera. – Ndoshta për të shkarkuar cinizmin e tepruar mashkullor? Një program kërkimi që është akoma në garë e që jemi kuriozë të njohim përgjigjen”. Por dihet që femrat dinë të rrezikojnë. Kanë kurajë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top