FB

December 9, 2023 | 6:24

Ja pse duhet t’i pyesni fëmijët nëse kanë parë ëndrra?

Nëna është mirë ta pyesë fëmijën çdo mëngjes kur fëmija zgjohet se çfarë ëndrrash ka parë, sidomos kur fëmija ka makthe apo trembje natën. Ka shumë rëndësi që fëmija t’i tregojë dhe t’i jepet njëfarë shpjegimi, sidomos kur sheh në ëndërr sikur i vdesin prindërit. Fëmija ndihet në faj dhe nuk do që të tregojë, por nëna mund ta pyesë vetë se, a sheh në ëndërr sikur ajo vdes? Më pas duhet t’i shpjegojë se kjo është një ëndërr e mirë dhe i tregon se asaj do i zgjatet jeta.

 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmija i sheh këto ëndrra rreth moshës 5-6 vjeç, moshë kur ai fiton autonomi të plotë, ecën, flet, vishet, ushqehet vetë, pra ka arritur kontrollin sfinkterial, luan dhe vrapon. Të gjitha veprime të një njeriu të pavarur. Dhe si të thuash, është shkëputur nga lidhja me nënën. Ai apo ajo është një individ më vete, që e eksploron botën vetë, që ka një mendim të tijin apo të sajin, natyrisht që ka akoma nevojë për mbrojtje dhe përgjegjësinë e prindërve të tij. Por, gjithmonë e më shumë po rritet dhe po shkon drejt pavarësisë si individ. Dhe një nga këto shenja janë dhe këto ëndrra, të cilat tregojnë se simbolikisht, nëna nuk është më e nevojshme si më parë. Duhet t’i shpjegohen si treguam më lart, që te fëmija të mos ngulitet ndjenja e fajit që është e dëmshme për shëndetin mendor.

Gjithashtu, fëmija duhet nxitur të fantazojë dhe nëna mund të sajojë një numër të pafund lojërash dhe me mjete të thjeshta. Eva, edukatore në kopsht, në dhomën ku ajo punonte muri ishte gjithë harta prej lagështirës. Ajo kishte sajuar një lojë, që më pas u bë një nga lojërat e preferuara të fëmijëve. Ata shikonin njollat e lagështirës dhe fantazonin pa fund nga lagështira e deri te dallgët e detit, apo bora në mal. Eva u ndje e befasuar nga fantazia e fëmijëve, që merrte shkas nga nxitjet e saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top