Në fokus

January 24, 2018 | 8:02

Ngacmimet seksuale në vendin e punës, moderatorja: Kur isha 14-vjeç një femër më ofroi gjëra të pahijshme

 

Në të gjithë botën, fenomeni i ngacmimeve seksuale vijon të jetë çështje dite. Kryesisht janë femrat ato që bien pre e abuzimeve të tilla, ku në shumicën e rasteve për t’iu shmangur, zgjedhin të heshtin për të mbajtur vendin e punës, ose të dorëhiqen për t’u tërhequr nga një situatë e tillë. Në botën e artit, fenomeni i ngacmimeve seksuale është edhe më i theksuar. Pas këtyre skandaleve të tilla dalin emra personazhesh të famshëm, të cilat vërtetojnë se fenomeni, gjithmonë i pranishëm në radhët e botës së shoubiz-it, i ka rrënjët të thella.

shkiraViktimë e provokimeve të tilla seksuale janë edhe vajzat e njohura të shoubiz-it shqiptar. Madje, një pjesë e vajzave të njohura nuk kanë nguruar ta pranojnë fenomenin si real edhe në Shqipëri. Por, edhe aktoret e njohura të filmave të hershëm shqiptarë, e kanë pranuar se edhe në kohën e tyre ngacmimet ekzistonin, pavarësisht masës.

Në emisionin Opinion, ku është diskutuar fenomeni i ngacmimeve seksuale në Hollivud, moderatorja Einxhel Shkira ka rrëfyer se në moshë shumë të re, ajo është terrorizuar nga një femër e njohur, e cila ka dashur ta prezantojë me meshkujt shumë më të mëdhenj në moshë. Duke treguar rastin, ajo tregoi se ishte adoleshente kur i është ofruar “të bëjë qejf” me një tufë burra.

Një person i njohur, femër madje, jo mashkull, ka dashur që për hir të famës, të bënim gjëra të pahijshme ose të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë që kishin kënaqësira të ndryshme. Kjo gjë mua më ka terrorizuar. Kam qenë 14 vjeç dhe më ka terrorizuar. Më janë dashur 10 vjet që të rikthehesha te dëshira ime për t’u marrë me televizion”, – tha Einxhel.

Sot, Einxhel thotë se i kujtohet çdo fjalë që ka thënë ajo dhe, pas 10-vjetësh, është bindur për t’iu rikthyer televizionit: “Kjo quhet ta marrësh për dore gocën 14 vjeç dhe ta çosh te një tufë me burra” – shtoi Einxhel duke theksuar se, “për fat të keq, fenomene të tilla vijojnë të ndodhin edhe sot”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top