Këshilla & Arsye

April 26, 2018 | 10:55

Ja pse moti i nxehtë na bën të zemëruar, dembelë dhe më të dhunshëm…

Njerëzit me të vërtetë ndihen të nxehtë dhe të shqetësuar në një mot të ngrohtë, në këtë përfundim kanë arritur hulumtimet e reja.

Një studim ka gjetur që hormonet e stresit rriten së bashku me rritjen e temperaturave. Zbulimi hedh dritë të mbi një fenomen që ka munduar shkencëtarët për vite me radhë.

Përkufizohet si “dëshpërimi i verës”, për të cilin ekzistojnë disa prova që lidhin ekspozimin ndaj nxehtësisë me agresivitetin, vetëvrasjen dhe dhunën.

Tashmë këtë gjë e ka verifikuar një ekip polak, ku sipas tyre nivelet e kortizolit, të hormoneve të stresit, janë më të ulëta në dimër sesa në verë dhe rritja e nxehtësisë na bën gjaknxehtë.

Kjo mund të ketë implikime për shëndetin publik, sepse përbërja kimike është jetike për rregullimin e sheqerit, kripës dhe lëngjeve në të gjithë trupin.

Dr. Dominika Kanikowska, një patofiziologe në Universitetin e Poznanit të Shkencave Mjekësore, tha se ajo që ishte surprizuese ishte fakti se kur ishte ngrohtë kishte më shumë qarkullim gjaku.

Ajo tha: “Këto gjetje jo intuitive janë në kundërshtim me konceptet tradicionale të taksës fizike të dimrit dhe relaksimit të lehtë të verës”.

Të dhënat e para që lidhin nxehtësinë me armiqësinë vijnë nga statistikat e krimit. Analizat vunë në dukje se rastet që përfshinin dhunën u rritën në verë – veçanërisht kur ishte më ngrohtë se mesatarja.

Janë sugjeruar shumë teori, të cilat përcaktojnë rritjen e si shkakun kryesor të rritjes së rrahjeve të zemrës, testosteronit dhe reaksioneve të tjera metabolike që aktivizojnë sistemin nervor simpatik. Pasi ky është përgjegjës për përgjigjen ndaj luftës.

D.r Kanikowska dhe kolegët thonë se arsyeja është e thjeshtë: të gjitha ndodhin nga efekti i motit në kortizol. Ajo i është referuar ‘hormonit të stresit’ për shkak se ai lirohet nga qarkullimi i gjakut gjatë situatave të vështira ose tronditëse.

Dr. Kanikowska tha: ‘Hormoni ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

‘Nivelet e kortizolit zakonisht janë më të larta në mëngjes dhe gradualisht bien gjatë ditës. Nivelet janë më të ulëta në mbrëmje për të mbajtur modelet e shëndetshme të gjumit.

‘Sëmundja, mungesa e gjumit dhe medikamente të caktuara mund të ndikojnë në nivelet e kortizolit më shumë se luhatjet normale të përditshme’.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top