Këshilla & Arsye

October 12, 2016 | 9:25

Ja pse na hapet goja dhe pse është ngjitëse

Të gjithë e pyesim veten pse na ndodh shpesh të na hapet goja. A është ky një mekanizëm i pavullnetshëm? Kur ne e hapim gojën? Këto janë disa pyetje që u kanë dhënë përgjigje disa shkencëtarë.

Mjeku parisien dr. Double, ka bërë me dije se hapja e gojës është e lidhur me rritjen e shpejtë të fëmijëve. Akoma ka disa anë të errëta dhe të pashpjegueshme.

Hapja e gojës përbëhet nga 3 faza: frymëmarrje e thellë, gojë e hapur, e ndjekur nga një bllokim i frymëmarrjes, e ndjekur nga një nxjerrje e frymës e lehtë. Gjithçka ndodh në 3 deri 5 sekonda. Në fakt, akti i hapjes së gojës lejon lirimin e endorfinës, hormonit të mirëqenies. Në disa raste gjatë hapjes së gojës mund t’iu dalin lot nga sytë, duke qenë se stimulohet gjendra e lotit.

Pra, hapja e gojës ndodh si përgjigje e temperaturave më të ulëta. E çuditshme! Thjeshtë, tendenca të na hapet goja kur dikujt tjetër i është hapur gjithashtu, reduktohet nga temperaturat më të ulëta. Çfarë i ndodh trurit kur na hapet goja? Kur na hapet goja, nofullat shtrihen. Kjo e rrit rrjedhjen e gjakut në kafkë. Ashtu si një valë e madhe e ajrit mbush vrimat e hundës tuaj, ky gjak ftohet dhe dërgohet në trurin e përparmë. Ky është një mekanizëm i thjeshtë termorregullues, i cili aktivizohet kur trurit i duhet pak pushim. Hapja e gojës mund të jetë ngjitëse në natyrë, në atë mënyrë që të freskojë trurin e një grupi të tërë. Nëse mikut afër jush po i hapet goja, ka gjasë që edhe ty të të hapet goja.

Hapja e gojës ekziston edhe në mbretërinë e kafshëve, por ne nuk e dimë pse. Teoria më e shpeshtë është se, hapja e gojës na lejon të thithim një sasi të madhe të oksigjenit, e cila do të na zgjojë. Nuk ka ndonjë dëshmi se, hapja e gojës ndryshon nivelin e oksigjenit në trup, gjë që e vë në pikëpyetje këtë teori. Në fakt, shkencëtarët kanë provuar të gjejnë një lidhje mes hapjes së gojës dhe funksionit të zemrës, por kanë gjetur shumë pak.

Një teori e re që ka dalë kohët e fundit, flet për temperaturën e trurit dhe kjo e ka një kuptim. Hapja e gojës ka gjasë që ta  freskojë trurin. Një eksperiment ka treguar se, mbajtja e një qeske të ftohtë në kokë, e ul tendencën për hapje goje. Kjo tregon lidhjet e para të hapjes së gojës me temperaturën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top