Marrëdhënie

October 12, 2016 | 9:14

Si t’i jepni fund një marrëdhënieje, pa shkaktuar plagë të thella dhe pakënaqësi

Ndarjet nuk janë të lehta, por kjo nuk duhet të kthehet në një katastrofë. Specialistët ofrojnë disa këshilla për ata që duan t’i japin fund një marrëdhënieje pa dëmtuar partnerin tuaj.

Shkruaj arsyet pse ju doni të ndaheni

Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë. Nëse nuk jeni shumë të sigurt për vendimin, ndoshta një diskutim i sinqertë me partnerin tuaj do të ndihmojë për të sqaruar çështjet që ju mërzisin. Nëse ju përcaktoni se mund të vazhdoni marrëdhënien në një mënyrë pozitive, atëherë gjërat mund të ndjekin rrugën e drejtë, në qoftë se jo, jini i sinqertë në lidhje me vendimin tuaj.

Të jeni të kujdesshëm se si ju e thoni

Kur ju të merrni vendimin për t’u ndarë me partnerin tuaj, vendosni veten në vendin e tij. Mundohuni të mbani mend se ju mund të lëndoni ndjenjat dhe se lajmi ndoshta do të jetë një goditje.

“Është faji yt”

Jep arsye të forta, jo thjesht se nuk keni ndjenja. Mos u mundoni të fajësoni partnerin pa e thënë në mënyrë specifike se çfarë ju shqetëson. Bisedoni si dy të rritur.

Mos propozoni miqësi

Nëse mendoni se nuk mund të mbani një marrëdhënie miqësore, kjo do të ndikojë në marrëdhënien tuaj të ardhshme. Atëherë, jini i sinqertë dhe mos krijoni iluzione për marrëdhënien tuaj.

Tregoni respekt

Mos dërgoni një SMS të gjatë. Pas një marrëdhënie, tregoni respekt dhe kurajo për të të treguar drejtpërdrejtë se ju nuk doni të jeni më së bashku.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top