Rrethprerja, ose siç njihet gjerësisht synetllëku tek të porsalindurit rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme tek ta.
Sipas një studimi të ri në Britani, bebet meshkuj të cilët i nënshtrohen kësaj procedure kanë më shumë gjasë që të vuajnë nga vdekja e parakohshme, e njohur në gjuhën mjekësore si Sindroma e Vdekjes së Papritur Foshnjore (SIDS). Kjo sipas ekspertëve britanike vjen për shkak të stresit të kësaj procedure, që mund të jetë gjakderdhja, dhimbja, apo qoftë edhe ndarja e foshnjës nga nëna e tij.
Ekspertët besojnë se ky përfundim mund të shpjegojë gjithashtu përse vdekja foshnjore është më e lartë tek bebet meshkuj, sesa tek femrat.
Në punën e tyre kërkimore, hulumtuesit britanikë shkruajnë: “Rrethprerja tek meshkujt, ndërhyrja kirurgjikale më e zakonshme dhe më e panevojshme në botë, është një faktor me rrezik të lartë për SIDS”
Ky sindrom vret rreth 300 bebe në vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3 500 në SHBA. Vdekja e parakohshme e bebeve ndodh zakonisht 6 muajt e parë të jetës së tij dhe është më e zakonshme tek ata që lindin para kohe apo me peshë të vogël.
Shkaku i SIDS është i panjohur, megjithatë ai lidhet me disa faktorë, si tymi i duhanit, gjakderdhje të kërthizës, fjetja e foshnjës me prindërit apo pengesat në frymëmarrje.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.