Këshilla & Arsye

August 28, 2017 | 9:42

Ja pse nuk duhet t’i quani “shkarravina” vizatimet e fëmijëve

 “Na e mbushi shtëpinë me shkarravina, pale mërzitet po s’ja pëlqeve”. Këto biseda janë të zakonshme nga nënat dhe gjyshet.

Toddler boy in big white shirt covered in paint at easel.  American blonde caucasian boy. Shot over white background.

 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindër! Të rritur! Kini kujdes kur i quani shkarravina vizatimet e fëmijëve. Përpiquni të kuptoni, që fëmija juaj nuk bën shkarravina. Fëmija po përpiqet të bashkojë, shqisat, memorjen, zhdërvjelltësinë e dorës dhe fantazinë e tij, për të realizuar atë që ka parë, di dhe ka mësuar. Fëmija dëshiron të bëjë gjëra me dorën e tij. Mirëpo i rrituri, nuk ka kohë të vlerësojë përpjekjet titanike të fëmijës. Mbase nuk ka faj (i rrituri), pasi kjo sjellje i është regjistruar në memorje, në pjesën e saj të pavetëdijëshme, të cilën njeriu e ka shumë të vështirë ta konstatojë dhe kontrollojë. Këto mënyra të sjelluri  vijnë nga koha kur ai ishte fëmijë dhe të rriturit pranë tij u sollën në të njëjtën mënyrë me të. E megjithatë njeriu ka edhe mekanizma vullneti, të cilat e ndihmojnë të korigjojë dhe të bëjë gjënë e duhur. Këtë gjë duhet të bëjnë edhe prindërit, t’i shikojnë “shkarravinat” e fëmijëve të tyre, si “pasqyrë” të perpjekjeve, që fëmija bën për të rritur e zhvilluar veten, për të njohur botën dhe për të përdorur dijet, apo të diturat sa herë t’i duken sa më saktë e bukur. Ky është një proces i gjatë, i vështirë dhe pa praninë dhe miratimin e të rriturit bëhet edhe më i vështirë, bëhet edhe më i gjatë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top