Marrëdhënie

April 12, 2018 | 14:14

Ja pse përqafimet ndryshojnë…

Përqafimet nuk janë gjithmonë të njëjta. Në momentin që përqafojmë dikë tregojmë edhe përfshirjen emocionale që kemi për atë person. Përqafimet nxjerrin në pah emocione të ndryshme. Por a janë gjithmonë përqafimet e njëjta?  Shkenca thotë se jo: Përqafimet që bëhën në anën e majtë kanë një përfshirje emocionale më të madhe.

Një grup i studiuesve në Universitetin Ruhr i Bochum në Gjermani, analizuan dy mijë përqafime në situata të ndryshme. Ata kuptuan që njerëzit që janë përqafuar nga ana e majtë kishin një përfshirje më të madhe emocionale.  “Ky mekanizëm varet nga ndikimi i hemisferës së trurit që kontrollon anën e majtë të trupit” shprehet Julian Packheiser, autori kryesor i studimit.

Aeroporti, pika e vëzhgimit

Për të kryer studimin e tyre, hulumtuesit vëzhguan edhe përqafimet në një aeroport Gjerman. Ata donin të kuptonin emocionet e ndryshme që vinin nga përqafimi. Kishte përqafime të trishtuara kur njerëzit largoheshin dhe përqafime të lumtura kur ata ktheheshin.  Dhe së fundi përmes një prove, ata kërkuan 120 njerëz që të përqafonin një manekin.

Meshkujt preferojnë anën e majtë

E vetmja gjë ndryshe që u identifikua te përqafimi midis dy burrave është që kanë tendencë të përqafohen në të majtë madje edhe në situata që konsiderohen neutrale dhe pa asnjë emocion. Përqafimi stimulon prodhimin e oksitocinës i cili është hormoni i lumturisë, dhe zvogëlon nivelin e kortizolit i cili është hormoni i stresit.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top