FB

July 9, 2022 | 10:22

Ja sa shpesh duhet t’i ndërroni çarçafët nga shtrati

Shtrati është vendi ku kalojmë shumë orë çdo ditë, aq sa mesatarisht secili prej nesh kalon një të tretën e jetës mes çarçafëve. Pikërisht për të ruajtur shëndetin tonë, çarçafët dhe mbulesa e dyshekut, deri te pizhamet dhe mbulesa, duhen larë dhe dezinfektuar shpesh.

Sa shpesh të ndërroni çarçafët nga shtrati

Sipas një studimi të kryer nga Philip Tierno, mikrobiolog në Universitetin e Nju Jorkut, çarçafët duhen ndërruar një herë në javë, megjithëse ka përjashtime. Në dimër, në fakt, mund të arrijë edhe 10-12 ditë, por do të ishte mirë të mos e kaloni këtë kufi. Megjithatë, në verë duhet të ndiqni me kujdes këshillat e ekspertit, duke ndërruar lirin çdo shtatë ditë. Në fakt këtë stinë jo vetëm djersihemi më shumë, por veshim edhe pizhame më të lehta që e lënë lëkurën të pambuluar, duke e bërë atë në kontakt të drejtpërdrejtë me çarçafët. Së fundmi, për sa i përket këllëfeve të jastëkëve, do të ishte mirë t’i ndërroni ato më shpesh ose dy herë në javë, në mënyrë që të shmangni thithjen e baktereve dhe të minimizoni mundësinë e shfaqjes së akneve dhe puçrrave.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top