Këshilla & Arsye

June 23, 2018 | 12:35

Ja se si të bëheni një person i pëlqyeshëm…

Krijimi i shoqërive të reja nuk është proces edhe aq i lehtë. Ka shumë gjëra që duhet t’i mbani në konsideratë para se ta bëni këtë – duke filluar nga vendi ku do t’i takoni këta njerëz të rinj, e deri te mënyra si do ta shpenzoni kohën bashkë.

Dhe çfarë ndodh nëse vërtetë ju pëlqejnë miqtë e rinj por nuk jeni të sigurt se a iu pëlqeni atyre?

Së fundmi shumë studime psikologjike kanë sugjeruar se ka disa mënyra si ta bëni veten më të pëlqyeshëm, diçka që mund t’ju duhet për gjithçka, duke filluar nga krijimi i shoqërive të reja, por edhe për intervista të punës.

Zbuloni, mos u fshihni

Mund t’ju duket si opsion i duhur t’i shmangeni pyetjeve të ndryshme për shkak se nuk dëshironi të zbuloni shumë gjëra për veten apo ndiheni të turpshëm.

Por, siç duket, personat ju shohin si më shumë pozitiv nëse ndani informacione interesante me ta.

Ndani diçka personale

Një studim i kryer nga psikologut e Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut ka zbuluar se ndarja e një informacioni për veten që nuk e ndani me shumicën e njerëzve, mund ta rritë intimitetin mes dy personave.

Dhuroni komplimente, por mos e teproni

Fjalët që zgjidhni për të përshkruar tjerët mund të kenë shumë domethënie. Disa hulumtime sugjerojnë se njerëzit pa vetëdije i lidhin fjalët që përdorin për të përshkruar të tjerët me personalitetin e tyre.

Kjo aplikohet qoftë nëse përdorni fjalë negative, pozitive apo çfarëdo. Prandaj, kini kujdes çfarë fjalë zgjidhni.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top