Mirëqenie

July 3, 2018 | 13:08

Ja se si të çliroheni nga stresi në pak minuta

Çdo ditë i ekspozohemi stresit, mirëpo ky truk do t’ju ndihmojë që të liroheni për tre minuta, kudo që të gjendeni.

Instruktorja e meditimit Emily Knoles, ka këshillën se si në mënyrën më të thjeshtë të largoni stresin.

“Nuk ju nevojiten qirinj, nuk jeni të detyruar të uleni këmbëkryq në dysheme”, thotë Knoles.

Gjithçka duhet të bëni  është që të mbyllni sytë apo të fokusoheni në një pikë (gjë që mund ta bëni edhe kur jeni në punë edhe kur jeni ulur pranë tavolinës), derisa shputat ju janë lëshuar rrafsh në dysheme.

Derisa i mbyllni sytë apo me përqendrim shikoni në një pikë, merrni thellë frymë nëpër hundë, pastaj thjesht nxirreni atë.

Pastaj filloni të merrni frymë ashtu dhe numëroni: një derisa merrni frymë, një derisa nxirrni frymën, dy derisa merrni frymë, dy derisa nxirrni frymën… dhe kështu me radhë deri në tetë përsëritje.

Emily Knoles propozon të marrja frymë thellë të përsëritet tetë herë apo sado që juve t’ju nevojitet dhe gjatë asaj kohe lirojeni plotësisht trupin, sidomos supet dhe pjesën e sipërme të shpinës.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top