Këshilla & Arsye

July 3, 2018 | 12:39

Nga sarkazma te manipulimi: shenjat që tregojnë se lidhja juaj është bërë toksike

Është e vështirë të theksohen shenjat e një lidhje të pashëndetshme, e veçanërisht kur jeni shumë e dhënë pas personit tjetër. Por nëse ndjenjat tuaja vazhdimisht nënvlerësohen dhe e gjeni veten duke u ndjerë e lënduar nga sjellja e keqe e partnerit, atëherë shanset që keni ngecur në një lidhje toksike janë të mëdha.

Shenjat mund të jenë para jush, por ndonjëherë, nuk arrini t’i shihni qartë.

Prandaj ekspertja e seksit Jacqueline Hellyer zbulon shenjat nga të cilat duhet të keni kujdes – dhe kohën kur duhet të largoheni nga një lidhje e pashëndetshme.

“Një lidhje e shëndetshme është ajo ku ndiheni e lidhur, ndiheni se keni mbështetje nga ai, keni respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe besim në lidhje. Nga ana tjetër, një lidhje toksike është kur të gjitha këto mungojnë dhe ndiheni se nuk keni të njëjtën lidhje me partnerin”, ka shpjeguar ajo.

Nëse vëreni se ka shenja të abuzimit fizik apo emocional, atëherë padyshim se këto janë shenja që tregojnë se lidhjes i ka ardhur fundi.

Përveç këtyre, edhe sarkazma dhe kritikat e shumta janë shenja që tregojnë se jeni në një lidhje abuzive.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top