Të kesh këmbë perfekte, tani në verë, kërkon vetëm pak përkujdesje. Këtu do të gjeni disa truke se si të eliminoni ënjtjen dhe celulitin në pak ditë. Në verë nga i nxehti këmbët kanë tendencë të fryhen.
Çfarë duhet të bëni?
Para së gjithash, mos u demoralizoni duke parë këmbët e modeleve ose vajzave të televizonit. Kamera ka tendecë ta fshehë të vërtetën.
Ja disa truke në kushtet e shtëpisë:
Ujë
Uji është aleati më i mirë i bukurisë. Jo vetëm që na ndihmon të kemi lëkurë dhe flokë të bukur, por edhe eliminon yndyrën dhe celulitin, sidomos në këmbë.
Marrja e lëngjeve zvogëlon praninë e kripës në trup. Mundohuni të pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Nëse ujin nuk e keni të preferuar, provoni çaj jeshil. Rezultatet do të shihen për disa ditë!
Bëni lëvizje
Pasi ta keni hidratuar trupin bëni lëvizje. Aktiviteti fizik është thelbësor nëse vuani nga ënjtja e këmbëve. Mundohuni të bëni 30 minuta shëtitje në ditë pasi ju ndihmon edhe për qarkullimin e gjakut. Noti gjithashtu është i shkëlqyer në eliminimin e celulitit.
Masazhet
Masazhi është perfekt dhe efektiv për ata që vuajnë nga ënjtja e këmbëve. Provoni t’i bëni masazh këmbëve vetë në shtëpi me kremra ose vajra esencialë.
Burimi /pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.