Më shumë se një milion njerëz mund të izolohen me Covid-19 gjatë Krishtlindjeve, sipas Dr. Susan Hopkins, këshilltare kryesore mjekësore e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Mendimi për të kaluar vetëm Krishtlindjet do të ndihet si një goditje shkatërruese për disa, veçanërisht për ata që nuk ishin në gjendje t’i kalonin festat me njerëzit e dashur vitin e kaluar. Nëse papritur e gjeni veten vetëm gjatë kësaj periudhe festive, është e lehtë të dëshpëroheni.
Kanë qenë dy vite të vështira dhe më e pakta që mund të bëni është t’i jepni vetes një pushim, ta trajtoni pak veten dhe të siguroheni që po përfitoni sa më shumë nga një situatë e keqe. Për 23-vjeçaren Hannah, e cila do të kthehej në shtëpi këtë Krishtlindje, por u infektua me Covid në fillim të kësaj jave, alternativa e saj e vetme është që të izolohet në Londër, kur fare mirë mund të ishte në Devon me familjarët.
“Planet e mia kanë ndryshuar rishtas”, thotë ajo. “Përndryshe do të udhëtoja në shtëpi te prindërit e mi për të festuar me ta – vetë dita e Krishtlindjes do të ishte një festë familjare, shumë tradicionale angleze, por jo kishë pasi ne nuk jemi aq besimtarë. Ne organizojmë një darkë tradicionale të Krishtlindjeve, puding, fjalimin e Mbretëreshës, dhurata, kuiz familjar, shëtitje pasdite etj. Ditët në vijim do të ishin më shumë kohë e kaluar me familjen, ndoshta lojëra dhe shëtitje”.
Ajo shprehet e trishtuar për ndryshimin e planeve. “Të shpenzosh vetëm është një perspektivë e trishtuar, por nuk ndihem aq keq pasi vitin e kaluar ne ishim me fat që mundëm të festonim (në nivelin më të ulët) ndërsa të gjithë të tjerët ishin të izoluar”, thotë ajo.
“Unë dyshoj se Krishtlindjet vetëm do të jenë të tmerrshme – do të përpiqem t’i bëj gjërat virtualisht. Dhe në fund të fundit, Krishtlindjet janë vetëm një ditë tjetër – ne mund ta festojmë atë në çdo kohë, kështu që ndoshta do ta bëjmë pak më vonë. Për momentin jam thjesht mirënjohës për shëndetin dhe pasurinë time pasi e di që shumë të tjerë luftojnë në kohën e Krishtlindjes”.
Nëse, si Hannah, ju po i përballoni Krishtlindjet vetëm, ja se si të kaloni një kohë më pak të vetmuar dhe ndoshta edhe me pak argëtim.
- Festoni vitualisht
- Shikoni televizor
- Kontaktoni dikë nëse ndiheni të vetmuar
- Kënaquni në një festë vetëm
- Trajtojeni pak veten
- Planifikoni pak (ose shumë)
- Vetë-qetësohuni
Burimi / https://www.huffingtonpost.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.