Këshilla & Arsye

January 26, 2021 | 8:40

Ja se si të silleni në shtëpi, nëse një anëtar rezulton pozitiv për Coronavirus, sipas virologut Pregliasco

Mund të ndodhë që një bashkëjetues, burrë, grua, fëmijë ose prind i moshuar, me të cilin keni kontakte të ngushta, të dalë pozitiv për Covid. Atëherë, si të veproni? Si të parandaloni infektimin e të gjithë anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën shtëpi? Tashmë kemi mësuar rregullat për jetën jashtë katër mureve: maskë, distancë dhe xhel dezinfektues gjithmonë pranë. Por kur virusi qarkullon në shtëpi, ka edhe rregulla më të rrepta për tu respektuar, duke filluar nga higjiena e dhomave, përmes pastrimit të kujdesshëm të enëve, deri te rëndësia e riciklimit të ajrit.

“Të jetosh me një person të infektuar në shtëpi është një problem i madh. Niveli i vëmendjes për të parandaluar infektimin e virusit nga të gjithë anëtarët e familjes duhet të jetë shumë i lartë” shpjegoi Profesor Fabrizio Pregliasco, virolog i Universitetit të Milanit dhe drejtori mjekësor i Irccs Galeazzi. Në raste si kjo, shkaktohet karantina: të gjithë anëtarët e familjes duhet të respektojnë një periudhë izolimi në shtëpi me ndalimin e çdo lëvizjeje. Për t’u përpjekur të mbani nën kontroll virusin dhe të parandaloni që ai të prekë të gjithë banorët e shtëpisë njëri pas tjetrit, është mirë të ndiqni me shumë kujdes këto pesë rregulla të sjelljes.

  1. Izolimi i pozitivit

Masa e parë për të marrë është izolimi i pozitivit. Personi i infektuar duhet të shmangë sa më shumë që të jetë e mundur kontaktet me  pjesën tjetër të njerëzve që jetojnë në shtëpi. “Më mirë të mbylleni në një dhomë dhe të dilni sa më pak që të jetë e mundur” sugjeron Pregliasco. Edhe nëse shtëpia është e vogël është më mirë të shmanget lëvizja e personit pozitiv nëpër dhoma dhe prekja prej tij e objekteve të tilla si telekomandë, radio, telefona, tableta ose kompjuterë që përdoren gjithashtu nga të tjerë. Një sakrificë e vogël do të shërbejë për të ruajtur shëndetin e pjesës tjetër të familjes.

  1. Pastrimi i banjës

Idealja do të ishte të kishit dy banjo. Ata që e kanë këtë fat mund të flenë pak më të qetë. Ata që e gjejnë veten në një apartament me vetëm një banjë do të duhet të jenë edhe më të kujdesshëm. Idealja do të ishte përdorimi i tij duke përdorur gjithmonë doreza dhe maskë. “Dhe është e nevojshme ta pastroni atë sa herë që përdoret, për të shmangur kontaktin me virusin”. Kushtojini vëmendje edhe peshqirëve që duhet të ruhen veçmas. Sa i përket larjes së rrobave dhe çarçafëve, nuk ka indikacione të veçanta, ato mund të lahen të gjitha së bashku, me ujë të paktën në 60 gradë.

  1. Hani veç

Dreka dhe darka janë dy momente me rrezik të lartë. “Idealja është të hani në dhoma të ndara. Të ngrënit darkë ose drekë në tryezë, edhe nëse distanca është më shumë se një metër, është e rrezikshme” paralajmëron Pregliasco. Në fakt, kur hani maskat ulen dhe rreziku i përhapjes së virusit në ajër është shumë i lartë. E mira është që personi pozitiv të vazhdojë të qëndrojë në dhomën e tij edhe në vaktet e ngrënies. Gjithashtu kushtojini vëmendje larjes së pjatave, gotave: “Gjithmonë merrini ato me doreza dhe me shumë kujdes”.

 

  1. Ajrosni shtëpinë

Ne e mësuam këtë me ardhjen e këtij virusi, ajrosja e dhomave është e një rëndësie themelore. Sa më shumë që qarkullon ajri, aq më pak mundësi ka që virusi të na infektojë. “Është shumë e rëndësishme të sigurohet shkëmbimi i duhur i ajrit, për të parandaluar që virusi të mbetet brenda katër mureve të shtëpisë” shpjegon profesor Pregliasco. Udhëzimet ndërkombëtare sugjerojnë hapjen e dritareve 3 deri në 6 herë në orë, deri në 12 në dhomat ku personi i infektuar po kalon izolimin.

  1. Nëse personi pozitiv ka nevojë për ndihmë

Ekziston mundësia që personi i infektuar të ketë nevojë për ndihmë, për shembull ndihmë për të marrë një ilaç. Në këto raste, zgjidhja e vetme është të përpiqesh të marrësh masa sigurie që janë po aq të ngjashme me ato spitalore. “Nëse ndihma jonë është e nevojshme për personin pozitiv me Covid, është e detyrueshme të përdorni doreza dhe maskë”. Ne gjithashtu duhet të përpiqemi të ndryshojmë rrobat tona menjëherë dhe t’i lajmë ato sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si hiqni  dorezat dhe maskën dhe menjëherë t’i hidhni ato në koshin e plehrave.

 

 

 

Burimi / https://donna.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top