Lëkura duhet të ushqehet vazhdimisht, e posaçërisht nga femrat të cilat janë mbi 30 vjeçare.
Shenjat e plakjes shfaqen përmes rrudhave, linjave të ndryshme, pigmenteve, etj.
Por, fatmirësisht ekspertët kanë treguar se si mund ta ngadalësoni këtë proces dhe ta parandaloni shfaqjen e këtyre simptomave.
– Fillimisht, sipas ekspertëve, duhet të ekspozoheni më pak në diell për shkak se ekspozimi konstant ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton plakjen e parakohshme, hiperpigmentimin, etj.
– Tjetra është se duhet ta hidratoni gjatë gjithë kohës lëkurën, pasi ky proces ngadalëson plakjen, këtë mund ta bëni duke aplikuar hidratues menjëherë pasi të keni bërë dush.
– Por, përveç hidratimit të lëkurës, rëndësi të veçantë ka edhe hidratimi i organizmit, pasi organet e brendshme kur hidratohen mirë e shfaqin efektin pozitiv edhe në lëkurë.
Sigurohuni që çdo ditë të konsumoni tri deri në katër litra ujë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.