Mirëqenie

June 12, 2018 | 14:54

Ja se si të veproni për të ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës

Lëkura duhet të ushqehet vazhdimisht, e posaçërisht nga femrat të cilat janë mbi 30 vjeçare.

Shenjat e plakjes shfaqen përmes rrudhave, linjave të ndryshme, pigmenteve, etj.

Por, fatmirësisht ekspertët kanë treguar se si mund ta ngadalësoni këtë proces dhe ta parandaloni shfaqjen e këtyre simptomave.

– Fillimisht, sipas ekspertëve, duhet të ekspozoheni më pak në diell për shkak se ekspozimi konstant ndaj rrezeve ultravjollcë  shkakton plakjen e parakohshme, hiperpigmentimin, etj.

– Tjetra është se duhet ta hidratoni gjatë gjithë kohës lëkurën, pasi ky proces  ngadalëson plakjen, këtë mund ta bëni duke aplikuar hidratues menjëherë pasi të keni bërë dush.

– Por, përveç hidratimit të lëkurës, rëndësi të veçantë ka edhe hidratimi i organizmit, pasi  organet e brendshme kur hidratohen mirë e shfaqin efektin pozitiv edhe në lëkurë.

Sigurohuni që çdo ditë të konsumoni tri deri në katër litra ujë.

 

Burimi / telegrafi.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com