Këshilla & Arsye

December 8, 2018 | 11:04

Ja se si t’i ndihmoni fëmijët që të rrisin vetëbesimin e tyre

Lisa e përshkruan djalin e saj si një gjashtë vjeçar me vetëbesim, i cili pëlqen të luaj sport dhe të vrapojë me shokët e tij. Por, kur ai filloi të ankohej për performancën e tij në lojën e futbollit, sepse nuk do shënonte gola si fëmijët e tjerë, ajo u shqetësua. Nuk është e pazakontë që fëmijët të krahasojnë veten me të tjerët në moshën e tyre dhe të arrijnë në përfundimin se ata nuk janë aq të mirë.

Fëmijët shpesh ndjehen të mënjanuar nga shokët e klasës. Megjithatë, ju mund të rrisni besimin e fëmijëve tuaj duke përdorur disa strategji të ndryshe.

“Kur fëmijët fillojnë shkollën, janë të shqetësuar se si do të përshtaten dhe fakti që e krahasojnë veten me të tjerët është pjesë e këtij procesi,” thotë Naia Reilly, drejtoreshë e Qendrës Freedman për zhvillimin e fëmijëve dhe familjes në Massachusetts.

Megjithëse, nuk mund të ndaloni fëmijën të krahasoj veten me shokët, ka shumë mënyra që mund ta bëni atë të ndjehet i sigurt dhe me vetëbesim.

“Nëse i thoni gjatë gjithë kohës që është gabim dhe nuk ka rëndësi, ka gjasa që fëmija juaj të ketë shumë probleme në të ardhmen,” thotë Connaire Andres një pediatre nga Kolorado.

“Pranoni ndjenjat e tij në çdo situatë dhe ndihmojeni atë të kuptojë se jo të gjithë njerëzit janë njëlloj. Gjithashtu, duhet ta lini fëmijën tuaj të vendosë vetë se çfarë do zgjedhë, për shembull të vazhdojë të përmirësohet në lojën e futbollit apo të mos luaj më,” shton ajo

Të gjitha ankesat e fëmijëve pasqyrojnë diçka, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm ndaj çdo situate që ai mund të tregojë për ditën e tij. Të gjitha e kanë një kuptim. Për shembull, nëse vajza juaj ju thotë se një shoqe e klasës ka rroba më të bukura se ajo, kjo mund të jetë një shenjë që fëmija juaj po ngacmohet për veshjen e saj. Pediatri Frank Sileo sugjeron që të flisni vazhdimisht me mësuesin e fëmijës tuaj për të siguruar që çdo gjë është në rregull, në aspektin akademik dhe shoqëror.

Jini të kujdesshëm me fjalët tuaja. Sigurohuni që nuk jeni ai që e shtyni drejt mos vlerësimit për veten. Përgjithësisht prindërit i krahasojnë fëmijët me shokët e tyre për të arritur diçka. Për shembull nuk është e këshillueshme që ti thoni fëmijës tuaj që të mësojë po aq shumë sa shoku i tij. Në vend të kësaj përpiquni ta mbështesni dhe të vlerësoni për përpjekjen e tij.

Mësojini fëmijës tuaj të vlerësojë veten. Për shembull, mund ti thoni se duhet të vlerësojë faktin se këtë vit ka arritur të bëjë shumë gjëra që nuk i bënte kur ishte më i vogël. Gjithashtu, inkurajojeni që të përmirësohet gjatë gjithë kohës.

Nga Leslie Garisto Pfaff, e cila shkruan vazhdimisht për temat e edukimit të fëmijëve dhe këshillimit të prindërve.

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top