Këshilla & Arsye

December 8, 2018 | 10:57

Ushtrimet që duhet të shmangni nëse vuani nga hipertensioni

Tensioni i lartë i gjakut është sëmundje që prek miliona njerëz anë e mbanë botës. Kjo sëmundje, që ndryshe njihet si hipertension, shkakton më shumë stres në enët e gjakut dhe organet vitale.

Ju mund ta zvogëloni rrezikun e tensionit të lartë të gjakut duke konsumuar një dietë të shëndetshme dhe duke bërë ushtrime të rregullta fizike. Megjithatë, kur jemi te ushtrimet fizike, ekspertët thonë se duhet t’i shmangni ushtrimet e peshëngritjes, sepse vetëm sa mund t’i keqësoni simptomat e hipertensionit.

Kjo për shkak se, peshëngritja e rritë shtypjen e gjakut shumë shpejt, pasi është ushtrim shumë intensiv brenda një kohe shumë të shkurtë. Rritja e shpejtë në presion të gjakut shkakton më shumë stres në zemër dhe enë të gjakut. Ekspertët thonë se duhet të përqendroheni më shumë në aktivitete që i ndihmojnë enët tuaja të gjakut dhe zemrës.

Ata thonë se duhet t’i shmangni ushtrimet që janë shumë intensive brenda periudhave të shkurta kohore – siç është vrapimi sprint apo peshëngritja. Ecja, vrapimi i lehtë, vallëzimi dhe noti janë ndër më të mirat për pacientët me tension të lartë të gjakut.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top