Këshilla & Arsye

June 12, 2018 | 13:14

Ja se si udhëtimi ju ndihmon që të shpëtoni nga stresi

Sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor, rreth 74% e njerëzve kanë pasur shumë stres dhe probleme në jetën e tyre. Studimi në mbarë Britaninë, i porositur nga YouGov, zbuloi gjithashtu se 32% e njerëzve ,  gati një e treta kanë menduar të vrasin veten për shkak të stresit.

Ja disa mënyra si udhëtimi do t’ju ndihmojnë të kaloni jetën stresuese:

  1. Zgjedhja e destinacionit tuaj dhe rezervimi i biletës

Argëtimi fillestar i rezervimit të biletave është një ndjenjë e pabesueshme. Mendimi për të cilin po e bëni këtë është fuqizimi, sidomos kur po bëni diçka të madhe për të ndihmuar veten. Ideja e ndryshimit të stilit të jetesës, sado e përkohshme, gjithashtu mund të jetë shumë freskuese.

  1. Të njiheni më shumë me vendin dhe njerëzit që janë në të

Kjo mund të ndihmojë me të vërtetë që mendja juaj të shërohet nga çdo vështirësi që mund të keni pasur. Nëse do jeni në kontakt me  kultura të tjera dhe të mësoni rreth mënyrave të jetesës ndryshe ndihmon të keni më shumë energji pozitive në jetën tuaj.

  1. Të zbuloni një vend të bukur

Nëse shkoni në një vend të bukur, pa marrë parasysh se çfarë po kaloni në jetën tuaj, do t’ju ndihmojë të largoni stresin. Nuk ka gjë më të bukur, sesa të zgjohesh në një peizazh të bukur.

  1. Jepini vetes suaj hapësirën e duhur duke qenë të hapur për njohje të reja

Nëse ju do jeni të lirë për të njohur njerëz të rinj, do e ndihmoni veten tuaj të largoni mendjen nga stresi dhe gjendja e rënduar shpirtërore. Kjo është një mënyrë e mirë për të marrë nga njohjet e reja informacione dhe gjëra motivuese. Gjithashtu, mund të merrni kohën tuaj për të reflektuar dhe të largoheni nga jeta monotone.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top