FB

December 29, 2021 | 8:10

Ja se si ushqimi ndikon në disponimin tuaj…

Të gjithë e dimë se një dietë e shëndetshme promovon shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, por ndoshta jo të gjithë e dinë se ushqimi mund të ndikojë në humor, në gjendjen shpirtërore. Konsumimi i një sasie të mirë frutash, perimesh, bishtajore, drithëra, mish pa dhjamë dhe produkte të qumështit, duke u kujdesur që të jetë me pak yndyrë, shmang ndryshimet e humorit, depresionin dhe ankthin.

Dhe anasjelltas: ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna, si: karamele, pasta, pije joalkoolike dhe të gjitha ushqimet e përcaktuara si “junk”, shkaktojnë humor të keq, ankth dhe shqetësim psiko-fizik.

Platoni tha: “Nuk duhet të shëroni sytë pa shëruar kokën ose kokën pa shëruar trupin. Pra, gjithashtu nuk duhet të shëroni trupin pa shëruar shpirtin. Kjo është arsyeja pse mjekët nuk e dinë shërimin e shumë sëmundjeve, sepse ata janë të paditur për Tërësinë, e cila gjithashtu duhet studiuar, pasi një pjesë e caktuar e trupit nuk mund të jetë mirë nëse trupi në tërësi nuk është mirë”.

E thënë thjesht, lëndët ushqyese që përmbajnë ushqimet e shëndetshme ndihmojnë trurin të prodhojë hormonet që na bëjnë të ndihemi më mirë. Le të mendojmë për serotoninën që përmirëson disponimin dhe predispozon për relaksim. Më pas konsumimi i atyre ushqimeve që rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak, si drithërat, të  cilat nxisin stabilizimin e humorit.

Si ndikon gjendja shpirtërore në ushqim?

Në fakt është e thjeshtë: njerëzit me humor negativ janë të prirur të zgjedhin ushqime të pasura me sheqer, yndyrë ose veçanërisht të kripura. Të ashtuquajturat “ushqime rehati” shkaktojnë një përmirësim të humorit i cili është vetëm i përkohshëm. Më pas, mund të vijnë ndjenjat e fajit edhe ngaqë keni ngrënë atë lloj ushqimi dhe kjo vetëm mund të përkeqësojë gjendjen shpirtërore. Të përfundosh në një rreth vicioz nuk është e vështirë: jam në humor të keq – ha, ndihem fajtor – ha.

Të kesh një gjendje shpirtërore pozitive, nga ana tjetër, mund të predispozojë për një dietë më të freskët, më të shëndetshme dhe më në harmoni me lehtësinë që ndihet brenda. Kur zgjidhni ushqime të shëndetshme, përmirësimet nuk janë të përkohshme, por zgjasin me kalimin e kohës.

Cili ndikim është më i fuqishëm? Ai i ushqimit në humor apo humorit mbi ushqim?

Ushqimet që konsumojmë ndryshojnë humorin apo është humori ai që ndikon në zgjedhjen e ushqimeve? Hulumtimet në këtë drejtim vazhdojnë, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ndjekja e një diete të shëndetshme sjell përfitime të jashtëzakonshme për disponimin.

 

 

Burimi / https://giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top